Lista e kombëtares argjentinase, Icardi “djeg” Higuain

Trajneri i kombëtares argjentinase të futbollit, Jorge Sampaoli ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar, për dy përballjet e muajit tetorit.

Në listë nuk ka asnjë risi, ndërsa është grumbulluar sërish Mauro Icardi dhe është lënë jashtë Gonzalo Higuain.

Sulmuesi i Interit është duke kaluar një formë të mirë në kampionatin italian dhe ka luajtur si titullar edhe në dy ndeshjet e fillim-shtatorit, ndaj Uruguajit dhe Venezuelës.

Sampaoli vazhdon të këmbëngulë se Icardi është më i nevojshëm për skemat e tij te argjentina, pasi luan më pranë zonës dhe i jep thellësi ekipit, ndërsa qendërsulmuesin bardhezi nuk e shikon të nevojshëm, të paktën për momentin.

Argjentina do të ketë dy përballje deçizive, sa i përket kualifikimit për në botërorin ‘Rusi 2018’, në shtëpi ndaj një rivali direkt si Peruja dhe në transfertë ndaj Ekuadorit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button