Jasharovski: Të vazhdojmë me rezultate pozitive

Skuadra e FC Shkupi të dielën udhëton për në Kratovë, ku do të jetë mysafire e Sileksit në kuadër të javës së 5-të të Ligës së Parë futbollistike të Maqedonisë.

Shkupi ka shënuar fitore me vlerë të dielën e kaluar ndaj Rabotniçkit, duke marrë tri pikët e plota, që është dhe fitorja e parë sezonale. Derisa shumica e skuadrave nga Liga e Parë që garojnë në Kupën e Maqedonisë, të mërkurën kanë luajtur ndeshjet e para të 1/8-tës, Shkupi ka punuar pikërisht në përgatitjen për duelin ndaj Sileksit.

Për duelin e të dielës është prononcuar sulmuesi Alen Jasharovski, i cili edhe i dha fitoren Shkupit në minutat e kohës shtesë Shkupit ndaj Rabotniçkit.

“Para se gjithash jam shumë i kënaqur për fitoren që shënuam ndaj Rabotniçkit, ndërsa njëherit ky ishte edhe goli im i parë zyrtar me fanellën e Shkupit. Para nesh kemi një ndeshje mjaft të vështirë dhe jemi përgatitur ashtu siç e bëjmë për të gjitha ndeshjet tjera. Sigurisht se do të jemi të kënaqur të marrim çfarëdo qoftë rezultati pozitiv. Shpresoj edhe në këtë ndeshje, por edhe në të tjerat që të shënoj sa më shpesh dhe ti sjell pikë ekipit tonë dhe njëkohësisht gëzim tifozëve tanë”, ka përfunduar Alen Jasharovski.

Skuadra e Shkupit është e kompletuar edhe për këtë ndeshje, në përjashtim të Ivan Fatiçit, i cili si duket do të duhet të pret deri javën që vjen, pasi që procedura e rregullimit të dokumentacionit është në fazën e fundit.

Ndeshja Sileksi – Shkupi drejtohet nga katërshja e gjyqtarëve nga Shkupi, me në krye Josip Barton dhe ndihmësit e tij, Nikolla Bozhinovski, Sashe Toshevski dhe gjyqtari i katërt është Roranço Temellkov nga Kavadari. Delegat i ndeshjes është Igor Frangoski nga Shkupi, ndërsa kontrollor Zoran Josifov nga Kavadari. Ndeshja luhet në Kratovë në stadiumin Musala me fillim në orën 15:30. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button