Çifti nuk jeton më bashkë, Shakira dhe Piqué drejt ndarjes?

Nuk dihet nëse lajmi është një spekulim i radhës, por shumë prej mediave ndërkombëtare kanë filluar të shkruajnë tashmë për një ndarje të mundshme të këngëtares së famshme Shakira dhe bashkëshortit të saj, futbollistit Piqué. Dyshimet se një prej çifteve më të preferuar të publikut janë drejt divorcit kanë nisur pasi u mësua se futbollisti dhe këngëtarja kolumbiane nuk jetojnë prej muajsh bashkë.

Shakira dhe Gerard Pique duhet të përballen tashmë me thashethemet e ndarjes. Sipas mediave spanjolle, mësohet se romanca ka përfunduar.

Këngëtarja kolumbiane i është dedikuar plotësisht projektit të saj të ri muzikor, El Dorado, dhe gjatë kësaj kohe është tërësisht e përkushtuar në punë. Albumi i nëntë i artistes ka theksuar edhe një herë pretendimin se Piqué është i shqetësuar që partnerja e tij i përkushtohet me kohë të plotë karrierës.

Por nga ana tjetër, mediat ndërkombëtare këmbëngulin se ylli i Barca-s ka blerë një shtëpi në Barcelonë në të cilën po jeton vetëm. Thashethemet për një ndarje të mundshme u shtuan më shumë kur Pique, në ndeshjen e fundit me skuadrën, festoi golin në mënyrë shumë të ndryshme nga ç’kishte bërë gjithmonë. Festimet me dy duar dhe dy gishta lart, që simbolizonin ditëlindjen e të dyve, më 2 shkurt (edhe pse me një dekadë diferencë) ishin bërë traditë tashmë për Pique. Por në festën e tij të fundit, ai ngriti 3 gishta në vend të 4 dhe kjo shtoi dyshimet.

Edhe pse askush prej të dyve nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë, mediat spanjolle theksojnë se Shakira nuk ka postuar më foto në rrjetet sociale me futbollistin. Duhet të presim për të parë nëse prindërit e Milan dhe Sasha do të përballen me thashethemet.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button