fbpx

Banorët e Çairit ngelën në errësirë (Foto & Video)

Banorët e komunës së Çairit ankohen se në disa rrugë të lagjeve të kësaj komunë tani më një kohë nuk ka ndriçim publik. Ata për Portalb.mk shprehen të revoltuar se ankesat e tyre hasin në vesh të shurdhër dhe kërkojnë ashtu siç paguhen taksat të paguhet edhe ndriçimi publik nga ana e komunës.

“Është turp që në këtë shekull të kemi rrugë në errësirë totale. Nuk e di funksionarët a e shohin apo jo, se edhe ata nëpër këto lagje jetojnë, por ndoshta atyre nuk ju pengon sepse karriera tyre po ‘ndriçon’, kurse neve popullin na lënë në errësire”, tha Tahir B.,banor.

“Është frikë që të kalosh natën nëpër këto rrugë, nuk e dimë se a po jetojmë në kryeqytet apo në ndonjë mal”, shprehet Venera U.
Ndricimi publik ne Çair
“Si nuk u mbushën mend këta politikan, se janë në funksion të popullit dhe jo të xhepit të tyre. Ne i zgjedhim për të na përfaqësuar për të pasur një jetë më të mirë. Këto që po kërkojmë janë kushte elementare dhe jo investime kapitale, për të cilat mos të flasim se sa janë zhvilluar në këtë komunë. Çairi është shndërruar në një biznes politikanësh ku vetëm ndërtohet për tu pasuruar dikush dikush, e që shkelin çdo rregullore, kanë krah të fortë dhe askush s’mund të ju bën asgjë”, tha Adem J.,banor.
Ndricimi publik ne Çair
Gjithashtu ankesat nuk munguan edhe në profilin e OJQ “Duam Çair të pastër”, ku banorët e Gazibabës, Dizhonit dhe Fushë Topanës nuk hezituan të postojnë edhe fotografi dhe video për të dëshmuar se rrugët dhe lagjja e tyre është lënë në errësirë tani më disa ditë.
Ndricimi publik cair
Portalb.mk tentoi të bie në kontakt me ndonjë nga punonjësit e komunës së Çairit për të sqaruar këtë problematikë dhe për të pyetur se a është duke u punuar për zgjidhje të këtij problemi, por nga ky institucion nuk morëm përgjigje.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close