Edhe Facebooku ndihmon Merkelin

Para disa dite Facebook njoftoi se ka mbyllur mbi 10.000 mijë faqe dhe llogari në platformën e saj dhe këtë për shkak të kërkesës speciale nga qeveria Gjermane, shkruan Gazeta e Re. Në njoftimin e publikuar nga ministria e informacionit dhe teknologjisë së Gjermanisë është theksuar se këto faqe si dhe llogaritë, janë mbyllur për shkak se përhapnin lajme dhe propaganda të rrejshme, të cilat sipas ministrisë ndikonin negativisht në fushatën zgjedhore. Facebook këtë metodë aplikoi edhe përpara zgjedhjeve në Angli dhe Francë, ku kishte mbyllur mbi 30 mijë llogari.

Me një ligj adekuat, i aprovuar në muajin e kaluar në Bundestagun nga Qeveria e Merkelit, faqet dhe llogaritë të cilat shpërndajnë ose dezinformojnë lajmet dhe propagandat e rrejshme, mund të bllokohen apo të mbyllen vetëm për 24 orë, gjë që shkaktoi reagime të ashpra nga partitë opozitare. Sipas opozitës, ligji i aprovuar dhe bashkëpunimi me facebook është vetëm në favor të qeverisë së Merkelit, pasi që shumica e faqeve të mbyllura ishin anti-qeveritare dhe një pjesë tjetër u takonin partive opozitare të cilat shpërndanin e vërtetat e vendit, shkruan BBC. Situata u tensionua edhe më shumë kur qeveria gjermane mori vendimin për mbylljen e platformës kryesore kombëtare në internet të mbështetësve të aktiviteteve të grupimeve të majta më pakë se dy muaj pas protestave të dhunshme antikapitaliste që ndodhën gjatë samitit të G20-ës në Hamburg.

Kjo ngjarje shkaktoi reagime të mëdha edhe tek përdoruesit e rrjeteve sociale, ku me mijëra njerëz shprehen shqetësimet e tyre përmes Twitter duke cituar se e drejta për shprehje po cenohet, “facebook ndërmori vendime të padrejta”, “Merkel bën çmos për t’i fituar zgjedhjet”. Në anën tjetër, në lidhje me rastin reagoi edhe ‘Institucioni për të Drejtat e Lirisë së Shprehjes” zyra në Berlin, ku zëdhënësi i institucionit përmes një deklaratë te publikuar me shkrim njoftoi se ligji i ri që në thelb përmban shkeljen e te drejtave për lirin e shprehjes është vërtet shqetësuese. “…Ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme për hetimin e këtij rasti, çdo qytetare në këtë vend ka të drejtën e lirisë së shprehjes gjë që është siguruar edhe me kushtetutë, vendimet e marra para zgjedhjeve parlamentare janë vërtetë shqetësuese…”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button