VMRO-DPMNE bllokon sërish: Vonon ligjet për pagat dhe punëtorët e falimentuar

Ligjet për pagën minimale, për punëtorët e falimentuar dhe për taksën e radiodifuzionit assesi të gjenden në agjendën e Kuvendit të Maqedonisë, edhe pse janë ndër pikat e para të rendit të ditës, njofton TV21.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së me taktikën e tyre tipike – me shumë fjalime dhe replika, fokusin e vendosën në ligjin për studimet e mjekësisë dhe trajnimin profesional të mjekëve.

Ata e kritikuan gjendjen katastrofale në shëndetësi, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri aktual, Arben Taravari.

“Gjatë 100 ditëve të fundit kishim mundësinë për tu bindur për gjendjen dhe papërgjegjshmërinë në sferën e shëndetësisë. Studentë të respektuar të mjekësisë, gjatë 100 ditëve të fundit kishit mundësi të shihni se si nuk duhet të silleni kur të bëheni mjekë ose specialistë të përgjegjshëm”, u shpreh Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Seanca disa herë u ndërpre për shkak të pauzave të cilat i kërkonin deputetët. Ndërkohë, deputeti i LSDM-së, Jovan Mitreski kërkoi nga opozita t’i përkrahë ligjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button