Dita ndërkombëtare e demokracisë – Vlerat demokratike do të jenë përcaktimi i përbashkët i të gjithëve

Mendime për demokracinë si formë e sundimit dhe formë e rregullimit shtetëror hasim qysh në kohërat antike, te mendimtarët e njohshëm Aristoteli, Sokrati dhe Platoni, tha kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonsë sonte me rastin e 20 viteve nga miratimi i Deklaratës universale për demokraci në Unionin interparlamentar dhe 10 vite nga shpallja e Ditës ndërkombëtare të demokracisë – 15 Shtatori.

“Në esencë, qysh në kohërat antike deri tani, demokracia dhe gjithë ajo që nënkuptohet nën këtë ka qenë lëndë e debateve teorike të përkufizimeve politike. Dhe, pasi sot jemi këtu në numër më të madh njerëz nga politika, do të citoj një nga ato përkufizimet politike ‘Demokracia është forma më e keqe e sundimit, veçse nuk ka më të mirë'”, tha Xhaferi në fjalimin e tij.

Ai shtoi se në qershor të këtij viti, i ka dërguar letër sekretarit të përgjithshëm të UIP, me të cilën e ka informuar se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të organizojë eveniment rasti më 15 shtator 2017, në kuadër të të cilit do të pranohen “Parimet e përbashkëta për përkrahjen e parlamenteve,” dhe qe sot, me kënaqësi të madhe, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe ai personalisht si kryetar aktual e kanë nderin të jenë mikpritësit e këtij evenimenti të rëndësishëm për demokracinë dhe për parlamentarizmin në përgjithësi, veçanërisht për demokracinë tonë të re.

“Cili është qëllimi ose ideali i demokracisë? Do të rikthehem në Deklaratën Universale të përmendur më herët, në nenin tre ku shkruan, citoj: ‘Ideal dhe qëllimi kryesor i demokracisë është ruajtja dhe përparimi i dinjitetit dhe të drejtave themelore të individit, për arritjen e drejtësisë sociale, për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe social të bashkësisë, përforcimi i kohezionit në shoqëri dhe përforcimi i paqes nacionale si edhe krijimi i klimës së preferuar për paqen ndërkombëtare. Si formë sundimi, demokracia është mënyra më e mirë për arritjen e këtyre qëllimeve, gjithashtu, ajo është sistemi i vetëm politik i cili ka kapacitet që të korrigjohet vetë'”, tha Xhaferi.

Dhe tani, tha ai, natyrisht se parashtrohet pyetja si të realizohen këto ideale? Të drejtat dhe liritë njerëzore dhe respektimi i tyre konsekuent janë ai parim themelor mbi të cilin mund ta praktikojmë demokracinë e vërtetë.

“Më tutje, pa zgjedhje të lira dhe të drejta në të cilat qytetarët do të munden lirshëm dhe në fshehtësi ti zgjedhin përfaqësuesit e vet, nuk mund të flasim për demokraci. Me këtë vijmë deri te të drejtat e ashtuquajtura politike të cilat nënkuptojnë edhe të drejtën në organizim politik nëpër parti dhe gjithsesi të drejtën e çdo individi të zgjedhë dhe të jetë i zgjedhur kurse në parlamente të munden në mënyrë transparente dhe lirshëm ti shprehin qëndrimet e veta. Kush ta bëjë këtë? Përgjigja është shumë e thjeshtë, Parlamenti, për arsye se ai është me rëndësi thelbësore për mbrojtjen e demokracisë dhe sundimin e të drejtës, respektimin e të drejtave njerëzore, mundësitë e barabarta dhe zhvillimin ekonomik dhe social. Respektivisht, në funksionin e vet ligjvënës, mbikëqyrës dhe reprezentativ, parlamentet kanë përgjegjësi e cila prej kohës së ‘Agorës’ antike deri në parlamentet e sotme bashkëkohore, vazhdimisht është në rritje. Prandaj, sot, në kohën bashkëkohore, parlamentet kanë rëndësi vitale për të gjithë qytetarët.

Gjithsesi, vijon më tej kryeparlamentari i Maqedonisë, këtu është edhe shteti i cili doemos duhet të sigurojë implementim dhe gëzim të të drejtave njerëzore politike, ekonomike dhe sociale për të gjithë qytetarët.

“Për këtë arsye, pa qeveri të ndershme dhe transparente e cila është zgjedhur lirshëm dhe është përgjegjëse për sundimin e vet dhe për menaxhimin e çështjeve publike, nuk mund të flitet për demokraci. Për këtë nevojiten institucione dhe administratë shtetërore e lartë profesionale dhe e pavarur. Në të njëjtën kohë, institucionet, në proceset e demokracisë, sidomos në shoqëritë heterogjene, respektivisht plurale siç është shoqëria jonë, me anë të inkuadrimit të njerëzve doemos duhet ti sigurojnë diversitetin dhe pluralizmin, pa dallim nëse bëhet fjalë për karakteristikë etnike, fetare ose cilado karakteristikë tjetër”, tha Xhaferi.

Ai veçanërisht dëshiron të theksojë rolin që e ka sektori joqeveritar, gjegjësisht shoqëria civile.

“Respektivisht, shoqëria civile nëpërmjet organizatave joqeveritare në njërën anë mobilizojnë një rreth shumë më të gjerë të qytetarëve të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në krijimin dhe në udhëheqjen e politikave publike ku janë inkorporuar interesat e tyre. Më tutje, vetë organizatat joqeveritare janë shumë më mobile dhe nuk e kanë atë organizim klasik partiak i cili në shoqëritë demokratike të pazhvilluara në masë të mjaftueshme e ngufasin marrjen e iniciativës, nëse dëshironi edhe kreativitetin e anëtarësisë në llogari të elitave të tjetërsuara politike. Në të njëjtën kohë, shoqëria civile në demokracitë bashkëkohore dhe lartë të zhvilluara, gjithnjë e më shumë bëhet gardian shumë serioz dhe efikas i të drejtave dhe lirive njerëzore, a në të njëjtën kohë edhe korrektues në praktikimin e sundimit nga ana e elitave politike”, tha spikeri i Kuvendit të RM-së.

Është krejtësisht e natyrshme, theksoi ai, që sot kur shënojmë njëzet vite nga miratimi i Deklaratës universale nga ana e UIP dhe kur e shënojmë Ditën ndërkombëtare të demokracisë, ta pyesim veten se deri ku jemi me demokracinë në shoqërinë tonë?

“Në cilin nivel është parlamentarizmi ynë dhe sa kemi te ne shtet vërtetë juridik dhe sundim të të drejtës, a në ato suaza, para së gjithash, respektimin e të drejtave dhe lirive themelore njerëzore. Ku është sektori ynë joqeveritar?  Për gjithë këto pyetje dhe dilema nuk mund të jepet një përgjigje e vetme. Mirëpo, mund të japim një emërues të përbashkët dhe ky është se akoma i kalojmë sëmundjet fëmijërore të demokracisë parlamentare. Ajo që mua personalisht më inkurajon është fakti se mundemi në mënyrë transparente dhe të argumentuar të flasim dhe të jemi kritik për realitetin tonë. Kjo tregon se në këto 26 vite pavarësi, është krijuar një sistem politik i cili di ti shqyrtojë dobësitë e veta, ose nëse preferoni edhe paqartësi dhe di vetë të korrigjohet. Është fakt se në ato procese të korrigjimit pranojmë ndihmë nga miqtë tanë ndërkombëtarë dhe prandaj, me këtë rast, si i pari ndër të barabartit dhe si kryetar i Kuvendit, dua të shpreh falënderim ndaj të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe asociacionet të cilat në mënyrë aktive morën pjesë ose po akoma marrin pjesë në zhvillimin e mëtutjeshëm të demokracisë dhe parlamentarizmit në Republikën e Maqedonisë. Me këtë, besoj se jemi në rrugë të mirë për ti realizuar edhe përcaktimet tona strategjike, dhe kjo është anëtarësimi ynë në BE dhe NATO”, tha Xhaferi.

Në fund, ai thekson se shumica aktuale parlamentare ka vullnet politik të shprehur qartë për të vazhduar me një dinamikë më të madhe në zhvillimin e mëtutjeshëm të demokracisë, sundimin e vërtetë të të drejtës dhe funksionimin e shtetit juridik, përforcimin e rolit të Kuvendit mirëpo edhe përgjegjësisë, para së gjithash e shumicës parlamentare por edhe opozitës.

“Respektivisht, mbet fakti se në mungesë të një parlamenti të fuqishëm dhe efektiv, shteti e humb legjitimitetin e vet. Dhe, ajo që mundet është më e rëndësishme është fakti se këto përcaktime dhe angazhime, qytetarët i dallojnë dhe i përkrahin qartë. Le të mos harrojmë se demokracia, qysh prej antikës e këndej, është proces i cili vazhdimisht është mbindërtuar dhe zhvilluar. Kjo detyrë dhe kjo përgjegjësi është e të gjithë neve që në këtë moment shoqëror jemi në politikë mirëpo, përgjegjësi ka edhe sektori joqeveritar, si edhe çdo qytetar”, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

заев собрание

Kryeministri Zoran Zaev në shënimin e Ditës së Demokracisë tha se vlerat demokratike janë përcaktimi i ynë i përbashkët dhe se të gjithë së bashku, Qeveria, Parlamenti, presidenti i shtetit, pushteti, opozita, institucionet, orgaizatat qytetare, ekspertë dhe individë duhet të qëndrojnë së bashku pas interesave qytetare.

“Qeveria sinqerisht dëshiron dhe bëjmë përpjekje që të vazhdojmë. Përpjekje të punojmë së bashku. Secili të përfshihet, të jetë i hapur. Secili të ketë mundësi. Të respektohemi pasi secili është i rëndësishëm. Ashtu ndërtohet një shoqëri e përbashkët për të gjithë, që është edhe ardhmëria e Maqeodnisë”, tha kryeministri.

Duke theksuar se fundi i këtij viti dhe viti 2018 bartin mundësi reale për perspektiva drejt BE-së dhe NATO-s, porositi se momentumi ëshët i juaji. Nevojitet, tha ai, përgjegjësi dhe seriozitet që të bashkohemi dhe të arrijmë së bashku. Demokracia sjell paqe, mirëqenie dhe përparim ekonomik.

Zaevi theksoi se goditjen mbi demokracinë e provuam pikërisht në këtë Parlament, i cili, siç tha, nga kriza politike doli më i fuqishëm, pasi arriti t’i tejkalojë interesat politike dhe duke kuëtuar se dalja nga kriza është në respektimin e interesave të përbashkëta qytetare.

собрание меѓународен ден на демократија

Kryetari i parë i Kuvendit të Maqedonisë, Stojan Andov në fjalimin e tij tha se populli inë Maqedoni është i vetëdijshëm se Republika e Maqedonisë të ardhmen duhet ta sheh në NATO dhe BE.

Ai u uroi Talat Xhaferit dhe Zoran Zaevit në emër të kolegëve të tij nga përbërja e parë e Kuvendit për kursin që e kanë marrë, mënyrën me të cilën e shohin punën e tyre dhe u dëshiroi të mos i nlënshtrohen presioneve të ndryshme.

собрание меѓународен ден на демократија

Në shënimin e Ditës ndërkombëtare të demokracisë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë morën pjesë deputetë aktual dhe të mëparshëm, si dhe përfaqësues të korit dipomatik në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button