Zaev: Kemi “ase” nën mëngë që nuk i kemi përdorur kundër Greqisë

“Edhe ne kemi “ase” nën mëngë që nuk i kemi përdorur, mos mendoni se nuk i kemi për shkak se nuk i përdorim. Sipas të gjitha gjasave edhe Greqia ka asi lloj adutësh, por ajo është çështje e tyre”, tha kryeministri, Zoran Zaev, duke u përgjigjur në çështjen e emrit me Greqinë në emisionin “Top Tema” në TV “Telma”, njofton Portalb.mk.

Kryeministri iu përgjigj pyetjeve të moderatores dhe gazetares Olivera Trajkovska dhe të mysafirëve gazetarëve, Katerina Bllazheska dhe Lupço Popovski, si dhe analistit Visar Ademi.

Kryeministri Zaev tha se pushteti i ri kërkon ndihmë nga Greqia, do që në mënyrë konstruktive të bisedojë, por jo edhe për çdo çmim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button