Takim i Zaevit me Bejlin për konsultime për Asamblenë e 72-të të përgjithshme të KB-së

Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me ambasadorin e SHBA-së në vend, Xhes Bejli për konsultime lidhur me Asamblenë e ardhshme të përgjithshme, të 72-të, të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet në Nju-Jork prej 17 deri më 23 shtator, transmeton MIA.

Në takim, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, ambasadori Bejli edhe njëherë i prëshëndeti angazhimet dhe përpjekjet e qeverisë së re reformuese, si dhe sukseset e arritura në 100 ditët e para, posaçërisht në fushën e politikës së jashtme. Ai i paraqiti pozicionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me Asamblenë e përgjithshme të KB-së dhe qëndrimet e tyre për çështjet aktuale globale të sigurisë dhe paqes në botë. Plotësisht, ambasadori Bejli i theksoi sfidat e përbashkëta në pikëpamje të luftës kundër radikalitzimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, proliferimin e armëve për shkatërrim në masë si kërcënim për sigurinë botërore, nevojën për aksion të përbashkët për përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe promovimin e dialogut si mjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim mes kombeve.

Kryeminsitri Zaev u falënderua për urimet dhe mbështetjen e SHBA-së dhe konfirmoi se kjo Qeveri është fuqimisht e përkushtuar në qlllimin strategjik për anëtarësim në BE dhe në NATO, duke cekur se pozicionet e skenës ndërkombëtare do t’i ndërtojë në bashkëpunim të afërt me partnerët dhe miqtë e vet strategjik. Ai theksoi se Maqedonia është mbështetëse e fuqishme e multilateralizmit dhe do të punojë me të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara, me qëllim që të mbrohen të drejtat e njeriut, të përmirësohet siguria dhe të ruhet paqja në botë.

Kryeministri Zaev përmendi se realizimi i qëllimeve zhvillimore mijëvjeçare është faktor kyç në ndërtimin e prosperitetit të përbashkët të të gjithë qytetarëve, në pjesë të ndryshme të botës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button