Policia britanike identifikoi një të dyshuar për sulmin në metronë londineze

 

Shërbimi britanik i sigurisë e identifikoi sot të dyshuarin për sulmin në metronë londineze me ndihmën e incizimeve nga kamerat e sigurisë, publikoi televizioni “Skaj Njuz”.

“Burime në shërbimet e sigurisë theksojnë se e kanë identifikuar të dyshuarin me ndihmën e incizimeve të sigurisë”, transmeton televizioni britanik.

Paraprakisht kryeministrja britanike Tereza Mej deklaroi se “Mjeti i vendosur shpërthyes në hekurudhën nëntokësore të rrjetit londinez “Tjub” është dedikuar të shkaktojë dëm të madh”.

Ajo pas takimit urgjent të bordit për situata të jashtëzakonshme KOBRA theksoi se incidenti paraqet “sulm qyqar terrorist”, në të cilin janë lënduar 22 persona, njofton DPA.

“Do të ketë prani të përforcuar policore në trenat e metrosë londineze”, paralajmëroi Mej, duke shtuar se kërcënimi terrorist për Britaninë mbetet edhe mëtej “shumë i madh”.

Sot në mëngjes në orën 8:20 ka shpërthyer bombë artizanale në vagonin e fundit nga treni i hekurudhës nëntokësore, e vendosur në kovë që zakonisht i shfrytëzojnë punonjësit ndërtimorë, ndërsa në të cilën ka pasur qese të bardhë markë.

Në një fotografi që shpërndahet në rrjetet sociale, shihet se nga kova dalin edhe tela. Televizioni “Skaj” duke iu referuar burimeve anonime, informoi se shpërthimi nuk është aktivizuar në tërësi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button