Në Tetovë pesë kandidatë për kryetarë të komunave dhe tetë lista për këshilltarë

Deri në afatin e konfirmuar ligjor ora 24 deri te Komisioni komunal i zgjedhjeve në Tetovë janë dorëzuar kandidatura për kryetar komune nga pesë subjekte politike, si dhe tetë lista për këshilltarë, informon kryetari i KKZ Tetovë Artan Ademi, transmeton MIA.

“Pranuam pesë kandidatura për kryetarë komunash nga BDI-ja, PDSH-ja, Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe VMRO-DPMNE-ja. Këto pesë subjekte  kanë dorëzuar edhe lista të tyre me kandidatët për këshilltarë, ndërsa krahas tyre këtë e bënë e LSDM-ja, PPD-ja dhe Lëvizja për të drejtat e turqve në Maqedoni”, tha Ademi.

Ai theksoi se në 48 orët e ardhshme do të bëhet verifikim i listave se nëse i plotësojnë kriteret e kërkuara me ç’rast ata do të zyrtarizohen.

Sipas informatave të deritanishme nga partitë kandidat kryetar të Komunës së Tetovës nga BDI-ja do të jetë kryetarja aktuale e komunës Teuta Arifi, PDSH-ja për kandidat të saj e zgjodhi anëtarin e deritanishëm të Këshillit të Komunës së Tetovës Bardhyl Dauti, ndërsa Lëvizja Besa në Tetovë e kandidoi deputetin e deritanishëm në Kuvend dhe kryetar i partisë Bilall Kasami, nga radhët e VMRO-DPMNE-së do të jetë deputeti i tanishëm në Kuvend dhe ish-kryetar i komitetit komunal nga kjo parti Goran Manojllovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button