SHBA sulm me dron ndaj një shtëpie në Pakistan

Tre militantë janë neutralizuar në një sulm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) me fluturake pa pilot në Njësinë Administrative Kurram në Rajonin Federal Fisnor (FATA) në Pakistan, njoftuan zyrtarë të sigurisë së rajonit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët theksuan se dy predha janë hedhur në një shtëpi nga një fluturake pa pilot e SHBA-ve në Njësinë Administrative Kurram në kufi me Afganistanin.

Sipas zyrtarëve, tre militantë që ndodheshin në shtëpi janë vrarë.

Ndryshe, në një sulm të SHBA-ve me fluturake pa pilot në maj të vitit të kaluar në provincën Baloçistan, ishte vrarë lideri afgan taleban Molla Ahtar Mansur.

Pakistani thekson se sulmet e SHBA-ve me dron në territorin e tij janë shkelje e sovranitetit të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button