Aksident i trefishtë në Tetovë (FOTO)

Sot, rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident trafiku në cilin kanë qenë të përfshira tre vetura me regjistrim të Tetovës, njofton Portalb.mk.

Sipas zëdhënësit të Punëve të Brendshme të Tetovës, Marjan Josifovski, aksidenti u ka shkaktuar lëndime trupore dy grave të moshës 23 dhe 45 vjeçare ndërsa ende nuk dihet fajtori dhe dëmet materiali nga i njëjti.

“Sot rreth orës 13.50 në Tetovë ka ndodhur aksident rrugor ku kanë marrë pjesë tre vetura me regjistrim të Tetovës, Pezho, Ford Transit dhe Fiat. Gjatë këtij aksidenti dy gra të moshës 23 dhe 45 vjeçare kanë marrë lëndime trupore ndërsa më pas janë dërguar për mjekim në Spitalin e  Tetovës ku edhe do të qëndrojnë për mjekim të mëtutjeshëm. Tash për tash këto janë informata, ndërsa SPB Tetovë është duke hetuar rastin për të kuptuar fajtorin dhe dëmet materiale të këtij aksidenti”, tha për Portalb.mk zëdhënësi i SPB Tetovë, Josifovski.

Aksident Tetove 1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button