Britani: Hetime për “incident terrorist” të dyshuar në Londër

Policia e Londrës thotë se po zhvillon hetime për raportet për zjarr dhe eksplodim në metron e qytetit të Londrës si “incident terrorist”, transmeton REL.

Policia ka konfirmuar se sot në orët e hershme të mëngjesit në një tren, ka pasur zjarr në Parsons Green Station, në pjesën jugperëndimore të Londrës.

Autoritetet thanë se “është shumë herët të konfirmohet” shkaku i zjarrit.

Fillimisht, mediat britanike kanë raportuar se një zyrtar policor ka thënë se një pajisje e dyshuar eksploduese nuk është aktivizuar plotësisht.

Një dëshmitar i ka thënë agjencisë Reuters se ai ishte në metro në stacionin Parson Green, kur ka dëgjuar një shpërthim dhe e ka parë në veturë afër tij të përfshirë në zjarr.

Policia tha se ka pasur plagosje të shumëfishta, përfshirë raste të njerëzve që vuanin nga djegia e fytyrës.

Nuk pa pasur raporte të menjëhershme për ndonjë fatalitet.

Në vendin e ngjarjes janë parë policët e armatosur, ndërsa ekipet e mjekëve u kanë treguar ndihmën e parë mjekësore personave të lënduar.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se do ta kryesoj një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që do të mbahet sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button