Dita e vetëdijes pensionale: Është i nevojshëm informim më i madh për sigurim kapital financiar pensional

Nevojë për informim më të plotë të qytetarëve për rëndësinë e sigurimit kapital financiar pensional, që ndodh me mjetet e anëtarëve nga shtylla e dytë pensional, cila është rëndësia e investimit në fondin e tretë vullnetar, si dhe nevoja nga azhurnimi i të dhënave të anëtarëve nga shoqatat pensionale me qëllim që në kohë të marrin informacione, konstatuan pjesëmarrësit në konferencën e sotme që u mbajt në Shkup me rastin e 15 Shtatorit – Ditës së Vetëdijes Pensionale.

“Ajo që ne si Qeveri e kemi parë është se opinioni nuk ka informacione të mjaftueshme çka ndodh dhe çka do të thotë sigurimi kapital financiar pensional. Pikërisht për këtë të gjithë së bashku duhet të punojmë që opinioni të jetë detajisht i informuar sepse nëse të rinjtë nuk janë në dijeni pse investojnë ose çka do të thotë investimi në shtyllën e dytë pensional, nuk dinë ta llogarisin pensiononin nga investimi të cilin sot e bëjnë, me të vërtetë kemi problem të madh sepse ata përballen me punë të paplanifikuara kur do të pensionohen”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska.

Në tre muajt e fundit, shtoi ajo, punohet në përparimin e cilësisë dhe zhvillimin e modeleve për sistem më stabil pensional. Prandaj, shtoi, është formuar edhe Këshilli për sigurim pensional, në të cilin janë të anëtarësuar përfaqësues nga institucionet kompetente, të cilët mblidhen njëherë në muaj për të diskutuar për sfidat me të cilat përballet vendi në këtë fushë dhe të kërkojnë dhe të gjejnë zgjidhje për të mirën e pensionistëve të tanishëm dhe të ardhshëm.

Për sistem stabil pensional, tha Carovska, është i nevojshëm zhvillim ekonomik që do të sjellë deri në rritjen e pagave dhe qëndrueshmërinë e vendeve të punës, por edhe kujdes i vazhdueshëm për pagesën e kontributeve pensionale dhe investimin e tyre të arsyeshëm.

Kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për Supervizion të Sigurimit Kapital Financiar Pensional (MAPAS) Bylent Dervishi, theksoi se Agjencia ka konstatuar se pjesa më e madhe e qytetarëve anëtarë të shtyllës së dytë dhe të tretë nuk i kanë të azhurnuara të dhënat që, siç theksoi, është e nevojshme ata t’i dorëzojnë të dhënat e reja për vendbanimin ku do të mund t’iu dërgohen të dhënat për atë çka ndodh me mjetet e tyre investuese në shoqatat pensionale

Çdo vit, tha, shoqatat pensionale duhet deri te anëtarët e tyre të dorëzojnë zarf të  gjelbër në të cilin janë të theksuar informacionet për gjendjen e mjeteve ku investohen për përfitimet e realizuara dhe për këtë, siç tha, është e nevojshme anëtarët t’i azhurnojnë të dhënat që të mund t’i marrin ato informacione.

Sigurimi kapital financiar pensional është vendosur në vitin 2006. Në dy shoqatat pensionale janë të anëtarësuar 447.000 qytetarë në shtyllën e dytë pensionale, ndërsa 23,427 në shtyllën e tretë ose të a.q. vullnetar pensional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button