fbpx

Marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet ministrive të financave të Holandës dhe Maqedonisë

Ministria e Financave e Maqedonisë dhe Ministria e Financave të Holandës nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellë me të cilën do ta zgjerojnë bashkëpunim përmes këmbimit të njohurive, përvojave dhe informacioneve për politikat të cilat po zbatohen.

Me marrëveshjen që e nënshkruan ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe ministri holandez i Financave Heroen Dajsblum parashikohen programe për trajnime, qëndrime studimore, punëtori dhe të ngjashme. Përveç bashkëpunimit përmes bartjes të know-how, Holanda përmes marrëveshjes do të sigurojë edhe mbështetje për trajnime dhe shpenzime të tjera.

Siç informojnë nga Ministria e Financave të Maqedonisë dhe të dyja palët i kanë theksuar marrëdhëniet e dypalëshe të afërta ndërmjet Maqedonisë dhe Holandës, si dhe nevoja për zhvillim të bashkëpunimit dhe në nivel teknik ndërmjet ministrive të financave.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close