Ku do të shkojë vota e ASH-së në Bërvenicë? Flasin nga partia

Aleanca për Shqiptarët ka tërhequr kandidadin e saj nga gara për Komunën e Bërvenicës, për shkak se nuk duan të përqajnë votën shqiptare në këtë Komunë, mirëpo siç njoftojnë për Portalb.mk nga kjo parti do të vendoset nga organet dhe këshilli partiak i Bërvenicës se a dhe ku do të shkojë vota e Aleancës në këtë komunë.

“Ne kemi tërhequr kandidatin për shkaqet që janë të shkruara në komunikatë, ndërkohë që për pjesën tjetër, se kë do të përkrahim ende nuk kemi vendososur. Do të diskutohet në organet e partisë dhe në bashkëpunim me këshillin komunal se te cili kandidat dhe parti do të shkojë vota e ASH-së”, thonë nga partia.

Ndërkohë nga ASH-ja njoftuan se shkaku i tërheqjes së kandidatit të tyre nga gara në Bërvenicë vjen si pasojë e mospërqarjes së votës shqiptare.

“ Aleanca për Shqiptarët, duke mos dashur që të ndodh një humbje kauzale e shqiptarëve, veproi kombëtarisht duke tërhequr nga gara elektorale kandidatin për kryetar komune, Nasuf Sinani. Me këtë rast, Sinai dha prova të pamohueshme që është i gatshëm të flijohet atëherë kur “s’lëshojnë pe” dy kundër-kandidatët e tij, Enver Pajaziti (dikur BDI) dhe Selatin Jusufi (Lëvizja Besa)”, thonë nga ASH-ja.

Nga ASH-ja shtojnë se kësaj rradhe do të veprojnë me konstruktivitet duke ju lëshuar rrugë partive tjera shqiptare.

“Kolltuku i të parit të komunës, nuk është më i rëndësishëm se sa mirëqenia dhe standardi jetësor i bashkëvendasve tanë, prandaj kësaj rradhe do të veprojmë me konstruktivitet, duke ju lëshuar rrugë BDI-së, PDSH-së dhe Besës, por nga ana tjetër do të zhvillojmë betejë të fuqishme në kuvendin komunal për realizimin e programit zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët”, thuhet në komunikatën e Aleancës për Shqiptarët.

LEXO: Lista zyrtare e kryetarëve komunal
LEXO: “Marrëveshja” për zgjedhjet lokale LSDM-BDI, ja në cilat komuna do ta përkrahin njëra-tjetrën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button