Brukseli: Qeveria t’i shqyrtojë rekomandimet e Komisionit të Venedikut për ligjin e gjuhëve

“Bashkimi Evropian është informuar se Qeveria e ka miratuar propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe se planifikon ta dorëzojë te Kuvendi”,  kështu deklaroi për Agjencinë e Lajmeve “Meta”, zëdhënësja e Bashkimit Evropian,  Maja Kocijançiç, njofton Portalb.mk.

Megjithatë, Kocijançiç nuk është përgjigjur se si Brukseli e ka komentuar vendosjen e flamurit evropian, gjegjësisht emërimin e ligjit si pjesë e legjislatives evropiane.

Në pyetjen se a insiston Bashkimi Evropian që të miratohet dhe të implementohet ky ligj, Kocijançiç ka thënë se çështja ligjore duhet të jetë në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Venedikut.

“E përshëndesin faktin që Qeveria me planin “3-6-9” u angazhua të konsultojë me Komisionin e Venedikut për projektligjin dhe presim që të shqyrtohen rekomandimet e komisionit”, ka thënë Kocijançiç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button