Shpërthim në një metro në Londër (FOTO)

Një shpërthim në një tren pranë një stacioni metroje në Londër,  ka plagosur disa persona dhe ka përhapur panik mes pasagjerëve të cilët filluan të vraponin të tmerruar.

Disa prej tyre thuhet se kanë pësuar djegie në fytyrë pasi një kuti e bardhë shpërtheu në  pjesën e pasme të trenit.

Shërbimet emergjente po ndjekin hap pas hapi incidentin, i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, transmeton Syri.net.

Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të metrosë “Parsons Green”

Policia e armatosur është parë në vendin e ngjarjes dhe sipas medieve britanike, stacioni është mbyllur.

Një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës tha se ndodhej në vendngjarje së bashku me Policinë Metropolitane, duke konfirmuar raportet për të plagosur.

Mesohet se një person ka shpërthyer në një armë artizanale në një metro të Londrës, duke lënë disa persona të plagosur.

Persona të pranishëm ka rrëfyer momentet e tmerrit në stacionin Parsons Green.

“Unë jam e sigurt, thjesht duhet të vrapoja për jetën time në stacion. Kishte shumë të plagosur”, shkruan Emma Stevie. “U evakuuam në panik”, tha Ben Lee.

Ndërsa, një tjetër përdorues i mediave sociale tha: “Çfarë po ndodh në Parsons Green, panik dhe zjarr nga një shpërthim”.

Qytetarëve u është kërkuar të përdorin rrugë alternative, pasi të gjitha kalimet pranë saticionit ku ndodhi shpërthim janë mbyllur.

Image

Image

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button