Maqedoni, përfundon afati për aplikimin për subvencionet bujqësore

 Afati për parashtrimin e kërkesave për mbështetje të drejtpërdrejt financiare në bujqësi, të projektuar në gjithsej 160 milionë euro përfundon sot.

Të gjithë bujqit e interesuar mund vetë të aplikojnë, përmes rrugës elektronike, përmes E-Kërkesë të vendosur nga ana e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ndërsa ata që nuk kanë mundësi vetë të krijojnë kërkesë, mbështetje teknike mund të kërkojnë nga Njësia rajonale e Ministrisë.

Kërkesat parashtrohen përmes rrugës elektronike pa dorëzimin e dokumenteve, në bazë të të dhënave paraprakisht të evidentuara në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore dhe Regjistrin për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve shtëpiake. Mbarështuesit e lopëve, dhenve, dhive dhe bletëve, para parashtrimit të kërkesës duhet dukshëm ta kontrollojnë edhe sipas nevojës ta azhurnojnë gjendjen e bagëtive në shoqatën veterinere me të cilën kanë arritur marrëveshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button