fbpx

Lista zyrtare e kryetarëve komunal

Ka skaduar afati për dorëzimin e listave me emra të subjekteve politike për kryetar dhe këshilltar komunal të zgjedhjeve lokale të 15 tetori. Nga ajo që është zyrtare deri më tash kuptohet se për 80 komuna që janë në Maqedoni kanë kandiduar 106 subjekte politike, shkruan Portalb.mk.

76  kandidatë për kryetar komune janë nga parti politike ndërsa 24 subjekte politike janë të pavarur.

31 emra janë të LSDM-së, 17 të BDI-së, 11 të BESËS, 9 të VMRO-DPMNE-së, 6 të partisë Aleanca për Shqiptarët, PDSH-ja 6 dhe një koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK+UNITETI) dhe Partia për Prosperitet Demokratik.

Listës së kandidatëve i paraprinë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, me 31 kandidatë të publikuar deri dje, ndërkohë që lideri i saj, Zoran Zaev ka paralajmëruar se numri mund të arrijë deri në 70-të.

LSDM zyrtare

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim, me emrat që dje u bënë publike edhe zyrtarish numri arrinë në 17.

BDI zyrtare

Partia opozitar shqiptare e cila për herë të parë hyn në zgjedhje lokale, Lëvizja BESA janë zyrtarizuar 11 emra.

BESA zyrtare

Partia Aleanca për Shqiptarët zyrtare ka bërë 6 emra.

ASH

Partia Demokratike Shqiptare ka zyrtarizuar 6 individë për kryetar komunash.

PDSH

Kurse opozitarja maqedonase, VMRO-DPMNE-ja ka bërë zyrtare 7 emra.

VMRO

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK+UNITETI) deri dje kanë shpallur vetëm një kandiatë për Komunën e Gostivari, Shpat Iseini.

Ndërkohë që Partia për Prosperitet Demokratik ka shpallur kandidaturë për Komunën e Bogovinës, Vebi Xhemailin.

Edhe pse në fillim si kandidatë të pavarur u paraqitën 25 individë, numri ka rënë në 24 pas largimit prej kandidature të Andrej Zhernovskit i cili do të kaloj në pushtetin qendror me çka do të mbështes kandidatin e LSDM-së në Komunën Qendër, Sasha Bogdanoviq.

Kandidate te pavarur

Koalicionet e mundshme

Partia qeverisëse e Maqedonisë, LSDM-ja së bashku me 21 parti tjera nënshkruan marrëveshje për paraqitje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale, gjegjësisht formuan koalicion parazgjedhor.

“Koalicioni ynë tani për tani numëron 22 parti. Sot do të nënshkruajmë marrëveshje me të cilën do të formojmë koalicion ma të cilin do të marrim pjesë së bashku në zgjedhjet lokale. Jetë në Maqedoni për të gjithë”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev para nënshkrimit.

Deri më sot zyrtarish ende nuk kemi koalicione zyrtare ndërmjet partive të mëdha, përveç se mbështetjeve për kryetarë të caktuar.

Aleanca për Shqiptarët do të mbështes kandiatin e BDI-së në Komunën e Kërçovës, LSDM dhe BDI priten të përkrahen njëra-tjetrën për komunat Çair dhe Qytetin e Shkupit.

Përndryshe, ka skaduar afati i dorëzimi të listave për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15  tetor ku do të zgjedhen kryetarë komunash dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Komisionet zgjedhore të Komunave në afat prej 48 orëve nga pranimi i listës së kandidatëve duhet të konfirmojnë se a është dorëzuar në afat përkatës dhe a është përbërë në pajtueshmëri me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Listat e konfirmuara të kandidatëve duhet të dorëzohen te Komisioni Shtetëror Zgjedhor ku do të konfirmohet renditja në listën e vetme të kandidatëve. Sipas afatit për veprime zgjedhore, shorti për zgjedhejt e gjashta lokale duhet të mbahet me 18 shtator. Do të votohet në 3.480 vendvotime.

Më 25 shtator fillon zyrtarish fushata parazgjedhore për rrethin e parë e cila dhe do të përmbyllet dy ditë para zgjedhjeve të 15 tetorit, ndërsa më 14 tetor do të jetë heshtje parazgjedhore. Fushata për rrethin e dytë do të fillojë pas votimit të rrethit të parë dhe do të përmbyllet më 27 tetor. Votimi për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbahet më 29 tetor.

Maqedonia e gatshme për zgjedhje lokale

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme është e gatshme për zgjedhjet lokale. Po përgatitemi maksimalisht të mundësojmë të kemi proces të qetë, korrekt dhe demokratik zgjedhor dhe siguri të shkëlqyer, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski ditë më parë.

“Ne po përgatitemi maksimalisht të mundësojmë të kemi proces të qetë, korrekt dhe demokratik dhe të ketë siguri të shkëlqyer. Megjithatë nga ana tjetër po përgatitemi të veprojmë në suaza të parandalimit të çfarëdo keqpërdorimi të pozitës të cilido funksionar në procesin zgjedhor. Qëndrojmë në dispozicion dhe i realizojmë të gjitha kërkesat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor”, tha Spasovski në konferencë për media.

Edhe misioni i OSBE/ODIHR-së filloi procesin e vëzhgimit të Zgjedhjeve lokale 2017 me 336 vëzhgues të saj.

Ndërkohë që Bashkimi Evropian i mbështet përpjekjet reformuese në Republikën e Maqedonisë, ndërkaq që kjo qartë i përfshin edhe pritjet nga zgjedhjet e ardhshme lokale, përkatësisht zbatimin e tyre të drejtë dhe efikas, saktësoi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close