Zaev: Nisma e REKOM-it për pajtim është në bazën e bashkëpunimit të ardhshëm të mirë në rajon

Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me Natasha Kandiqin dhe Zhidas Daskalovski, përfaqësues nga nisma rajonale REKOM, njoftoi Shërbimi qeveritar për media.

Në emër të koalicionit të më shumë se 2000 organizata civile nga rajoni, mysafirët kanë kërkuar nga kryeministri mbështetje që nisma e tyre të formojë komision rajonal në përbërë prej komisarëve nga të gjitha vendet e Ballkanit të cilët kanë mbijetuar lufta dhe konflikte në periudhën e viteve 1991-2001, me qëllim që të konfirmohet numri i saktë i viktimave në konflikt,  pas çka, sipas tyre, duhet të fillohet procesi i pajtimit të vendeve nga rajoni.

“Kryeministri Zaev shprehi bindjen se Qeveria e mbështet këtë ide, sepse është në pajtim me angazhimet për ndërtim të miqësive, dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. Duke i përshëndetur përpjekjet e REKOM-it dhe qëndrueshmërinë e tyre në zbatimin e idesë, e cila zgjat më shumë se 10 vjet, kryeministri Zaev theksoi se pajtimi i tillë mund të jetë vetëm në ndihmë të realizimit të bashkëpunimit më të madh të vendeve nga rajoni dhe hapjen e dyerve të ardhmërisë së përbashkët”, informon shërbimi qeveritar për media.

Заев РЕКОМ 2

“Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjithë ta mbështesin nismën e REKOM-it. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se duhet t’i çojmë proceset drejtë pajtimit sepse vetëm kështu do të jemi të gatshëm për ardhmërinë e popujve tanë”, ka theksuar Zaevi në takim.

Nisma e REKOM-it në Samitin e sivjetmë të Ballkanit Perëndimor në Trieste është vendosur në deklaratën e Bashkimit Evropian, ndërsa me këtë u bë pjesë e procesit të Berlinit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button