Operacion antidrogë në Siçili, kapen 2.6 tonë kanabis

Policia siçiliane sekuestroi të enjten 2.6 tonë kanabis, në atë që e cilësoi si një prej operacioneve më të rëndësishme antidrogë të kryera ndonjëherë në ishull, shkruan Top Channel.

Plantacione me kanabis u zbuluan në 11 serra, në formë tunelesh 35 metra të gjatë, në një tokë bujqësore pranë qytezës Licata në jug të Siçilisë.

Operacioni blic u zhvendos më vonë në Monte Pizzuto, ku gjendej një tjetër tokë bujqësore në pronësi të po të njëjtit person. Në një godinë të vogël pranë zonës u zbuluan 46.5 kilogramë kanabis, në procesin e tharjes.

Guiseppe Cannela, 38-vjeçar, u arresua në flagrancë. Policia njoftoi se po punon tani për të shkatërruar rrjetin e trafikantëve dhe shpërndarësve që ishte zbuluar pas sekuestrimit të drogës.

Prokurori i çështjes, Luiggi Patronaggio tha se, për sasinë dhe cilësinë e kanabisit të sekuestruar, ky ishte një prej operacioneve më të rëndësishme të këtij lloji në Siçili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button