BDI-ja i konfirmoi kandidatët për kryetarë komunash për zgjedhjet e ardhshme lokale

Kryesia qendrore e BDI-së në seancë që pasdite u mbajt në selinë e partisë në Reçicë të Vogël i konfirmoi kandidatët për kryetarë komunash, ku kjo parti do të merrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale, transmeton MIA.

“Zgjedhjet më 15 tetor janë shumë të rëndësishme pasi qytetarët në to drejtpërdrejtë i zgjedhin përfaqësuesit e tyre, të cilët duhet pastaj të gjejnë zgjidhje për nevojat e tyre të përditshme. Duke e marrë parasysh faktin se BDI-ja ka përkrahjen më të madhe te qytetarët, e kandidatët tanë kanë gjasat më të mëdha të zgjedhen, ne kemi bërë konsultime të gjera që të zgjedhim kandidatë me kredibilitet personal dhe profesional dhe vizion të qartë për të ardhmen e komunave”, tha zëdhënësi i Shtabit qendror zgjedhor, Arbër Ademi.

Ai i ceku edhe kandidatët për secilën nga këto komuna – për Likovën kandidat do të jetë magjistri i skencave juridike, Erhan Arifi, në Haraçinë historiani, Isuf Bislimi, për Çairin profesori universitar, Visar Ganiu, për Shuto Orizarën kandidat do të jetë juristi, Xhelal Çajani, në Studeniçan kimisti Femi Jonuzi, për Sarajin do të garojë juristi dhe anëtari i Kryesisë qendrore të BDI-së, Blerim Bexheti, në Zhelinë sërish do të kandidatohet kryetari aktual Fatmir Izariri, në Tearcë po ashtu kryetari aktual Isen Asani, dhe për Tetovën kandidate do të jetë kryetarja aktuale, Teuta Arifi, në Bogovinjë kandidat do të jetë historiani Berzat Bejtullahu, në Vrapçishtë ekonomisti Gajur Rushiti, për Gostivarin sërish kandidat do të jetë kryetari aktual, Nevzat Bejta, për Dibrën Ruzhdi Lata, ndërsa për Kërçovën, kandidat do të jetë Fatmir Dehari, Ismail Jaovski do të jetë kandidat për Plasnicën, për Dollnenin do të jetë juristi Xhemil Qamili, në Strugë do të garojë ekonomisti Ramiz Merko.

Për komunën e Bërvenicës, BDI nuk do të garojë me kandidat nga rradhët e saj, por do të mbështesë kryetarin aktual, kandidatin e pavarur, Enver Pajaziti. Për komunat Manastir, Ohër dhe Gazi Babë, BDI do të marrë pjesë me lista të përbashkëta për këshilltarë komunal me partitë tjera shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button