Katari: Jemi të gatshëm të përballemi me krizën e Gjirit

Autoritetet e Katarit kanë deklaruar se janë të gatshëm të përballojnë të gjitha presionet dhe se dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e krizës së tanishme të Gjirit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Pavarësisht se sa rriten tensionet, kriza e Gjirit përfundimisht do të zgjidhet në tryezën e negociatave. Katari është i gatshëm të ballafaqohet dhe të përballojë bllokadën e imponuar nga katër vendet, pa marrë parasysh sa do të zgjasë kriza”, tha drejtori i Zyrës së Marrëdhënieve Publike të Qeverisë së Katarit, Sayf bin Ahmed al-Thani.

Ai në një intervistë për gazetën “Al Abar Al Jadid”, tha se ishte i habitur nga vendimi i Arabisë Saudite për të mbyllur dyert e dialogut, edhe pse më parë përmes telefonit kishin biseduar zyrtarët më të lartë të Dohas dhe Rijadit, Emiri i Katarit Sheiku Tamim bin Hamad al-Thani dhe Princi i Arabisë Saudite Muhamed bin Salman.

“Sa i përket Katarit, për ne nuk është problem se kriza po zgjatet. Javën e kaluar është hapur porti Hamad, i cili do të jetë më i madhi në Lindjen e Mesme. Ne kemi marrë vendimin për të hyrë në dialog vetëm pas heqjes së bllokadës”, tha zyrtari i qeverisë së Katarit.

Në fillim të qershorit, Arabia Saudite, Bahreini, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ndërprenë marrëdhëniet me Katarin dhe e akuzuan atë për mbështetjen e radikalizmit dhe terrorizmit.

Nga ana tjetër, autoritetet e Katarit mohojnë akuzat e imponuara ndaj bllokut prosaudit dhe e konsiderojnë atë shkelje të papranueshme të së drejtës dhe lirive ndërkombëtare, veçanërisht lirisë së mediave.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button