Muslimanët Rohingya, popull mes ferrit dhe parajsës

Pas ferrit që përjetuan pasi ushtria e Mianmarit dhe nacionalistët budistë i vunë zjarrin fshatrave, muslimanët e Arakanit (Rohingya) vazhdojnë të arratisen në Shah Porir, në Bangladesh, që do të thotë “Ishulli i Parajsës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Brigjet e Shah Poririt janë pika më e afërt e rajonit Teknaf dhe për shkak të distancës prej vetëm disa kilometrash nga Mianmari, ai gjithnjë e më shumë po bëhet destinacioni i parë i shumë refugjatëve në rrugën e tyre drejt Bangladeshit.

Nga bregu i Bangladeshit mund të shihet tym mbi fshatrat muslimane që digjen në Mianmar. Në muzg, mizoria në Mianmar është më e qartë, dhe në errësirën e natës, shumë refugjatë përpiqen të arratisen me anije.

Burimet lokale citojnë se gjithnjë e më shumë trupa të pajetë nxirren nga lumi Naf dhe Oqeani Indian, rrugët e shpeshta të refugjatëve. Disa burime konsiderojnë se refugjatët pësojnë edhe nga zjarri që hapin ushtarët e Mianmarit gjatë përpjekjeve për të ikur me anije.

Banorët e Shah Poririt thonë se dhjetëra mijëra muslimanë presin ardhjen e anijeve në brigjet e Mianmarit.

Muslimanët e Arakanit që po përpiqen të shpëtojnë veten nga masakra e cila ka filluar 25 gushti, përpiqen të marrin edhe të sëmurët si dhe ata anëtarë të familjes të cilët nuk janë në gjendje të ecin vetë në zona më të sigurta.

Megjithëse nuk kanë ngrënë me ditë, në shpinë mbajnë prindërit, babanë apo nënën.

Muslimanët Rohingya, të cilët për herë të parë arritën në brigjet e Shah Porir në Bangladesh për AA treguan tmerret që kishin përjetuar.

Amina Hatun është vetëm një nga refugjatët e shumtë që arritën të hyjnë në zona të sigurta, pavarësisht nga lodhja dhe plagët në trup.

“Ushtarët e Mianmarit vazhdimisht vijnë në fshatrat tona dhe i vënë zjarrin shtëpive tona. Me ditë kemi ecur dhe u vendosëm në këtë breg të vogël. Kemi pritur kohë të gjatë në brigjet e lumit Naf. Prej aty vazhduam të ecnim dhe pritëm anijet me të cilat kaluam në këtë anë”, tha Hatun.

Ajo shtoi se njerëzit ishin të detyruar të fshiheshin në pyje me ditë të tëra.

“Udhëtimi im në Bangladesh zgjati nëntë ditë. Ushtarët vijnë në fshatra dhe hyjnë në shtëpi. Familjarët i dërgojnë diku. Ushtarët vrasin njerëz. Atje po ndodh një masakër e madhe. Ushtarët dy ditë më parë, pasi vranë një numër të madh të njerëzve, dogjën trupat e tyre”, tha Hatun.

Muhammed Azam (47) dhe familja e tij arritën të iknin në Bangladesh.

Ai shtoi se në vendin ku kishte hipur në anije, shumë njerëz po presin që të ikin në Bangladesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button