Hidhet gurthemeli i Xhamisë Qendrore në Fushë Topanë

U mbajt ceremonia e hedhjes së gurthemelit të Xhamisë Qendrore në Fushë Topanë e cila do të ndërtohet nga ana e Fondacionit Turk për Çështje Fetare (TDV), raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e hedhjes së gurthemelit të projektit i cili do të zhvillohet në bashkëpunim me Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë (BFI) dhe Komunën e Çairit, morën pjesë kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi, kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Turke për Çështje Fetare Yüksel Salman, deputeti i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) nga Turqia Hüseyin Bürge, zëvëndësambasadori i Turqisë në Shkup Murat Sümer, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme dhe përfaqësues të BFI-së.

Ceremonia filloi me lexim të Kur’anit.

Kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi, në fjalën e tij theksoi nevojën për të qenë krenarë dhe të lumtur në këtë ditë të hedhjes së gurthemelit të xhamisë, duke i cilësuar xhamitë si vende ku mbrohet feja dhe identiteti fetar dhe kombëtar.

Duke folur për rëndësinë e atyre që dhurojnë vende për xhami, Rexhepi tha: “Evlija prej evlijave të Allahut janë ata që dhurojnë vend për xhami, që japin vendin për xhami, që kontribuojnë në ndërtimin e asaj xhamie dhe që e kompletojnë atë xhami”, tha Rexhepi.

Ai uroi që bashkëpunimi mes dy shteteve të vazhdojë.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Çairit Mexhiti e cilësoi Xhaminë në Topanë si një ndër xhamitë më të rëndësishme në Maqedoni.

“Mendoj se sot vëmë gurhtemelin e nje xhamie e cila do të jetë një ndër më të rëndësishmet në Republikën e Maqedonisë”, tha ai.

Nga ana tjetër, Salman potencoi se që nga fillimi e deri më sot xhamitë kanë pasur një rol qendror për pastrimin shpirtëror të shoqërive dhe bashkimin mes njerëzve, duke shtuar se xhamitë janë edhe vende ku mësohet drejtësia, dashuria, mëshira dhe respekti.

“Besojmë se edhe kjo faltore së cilës iu hodh gurthemeli do të rrisë dashurinë mes njerëzve të dy shteteve që kanë ndjenjat e njëjta dhe ndajnë besimin e njëjtë”, tha Salman, duke shtuar se ajo po ashtu do të jetë hap i rëndësishëm për avancimin e mëtutjeshëm të miqësisë mes Turqisë dhe Maqedonisë.

Xhamia do të jetë në formë kompleksi i cili do të ketë parking të mbyllur, kurse të Kur’anit, salla konferencash, gjelltore, shatërvane dhe objektin administrativ.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button