Të paktën 50 persona e humbën jetën në dy sulme me bombë në Irak

Të paktën 50 persona e humbën jetën, mes të cilëve ka edhe iranianë, ndërsa 87 janë lënduar në një sulm të dyfishtë vetëvrasës me bombë në afërsi të qytetit irakian Nasiria, njoftuan autoritetet shëndetësore.

Sipas burimeve policore, sulmet janë kryer në dy restorante në provincën Di Kar. Në restorantin e parë kanë hyrë persona të armatosur dhe kanë hapur zjarr ndaj vizitorëve, pastaj kanë aktivizuar automobil bombë në afërsi të pikës së kontrollit të forcave të sigurisë dhe kanë shtënë drejt tyre, pas çka janë arratisur në drejtim të panjohur. Sulmi i dytë është kryer mbi një restorant pranë rrugës, i cili i ka lidhur provincat Di Kar dhe Basra.

Burimet spitalore pohojnë se numri i viktimave mund të rritet, duke marrë parasysh se disa njerëz ishin në gjendje kritike.

Televizioni “Al Arabia” publikoi se janë vrarë 60 persona, ndërsa 80 janë lënduar.

Përgjegjësinë për sulmet e mori grupi xhihadist Shteti Islamik. Ky është sulmi më vdekjeprurës në Irak pasi SHI-ja u dëbua nga Mosuli. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button