Emmanual Macron, mbi 30 000$ shpenzime kozmetike në 3 muaj!

Ndikohemi dhe insipirohemi shpesh nga bukuritë franceze dhe moda e këtij vendi, por nuk e dinim se ndoshta do të na duhej të merrnin këshilla bukurie edhe prej Presidentit Macron. Ka qenë gazeta “The Telegraph” ajo që ka publikuar se Macron ka shpenzuar në tre muaj vlerën 26000 euro për make up artistin e tij personal dhe produkte të nevojshme bukurie, shkruan Bordo.al. 

Ndihmësit e tij politikë i kanë shprehur 39-vjeçarit Macron me këmbëngulje se këto fatura kozmetike duhet “të zvogëlohen ndjeshëm” në të ardhmen. Por, në të vërtetë, paraardhësi i Macron, Hollande shpenzonte më tepër se ai mbi produktet kozmetike, ai e kalonte shifrën 30 000 euro në tremujor dhe shpenzonte mbi 127 000$ edhe në prerjen e flokëve.

Ky lajm u bë publik pikërisht në momentin që popullariteti politik i Macron është duke rënë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button