Shekerinska: NATO-ja duhet të dijë se stabiliteti i Maqedonisë është stabilitet i rajonit dhe Evropës

 Sipas të gjitha informatave, debati në kuadër të Aleancës rreth politikës së dyerve të hapura, seriozisht do të fillojë nga fundi i vitit, ndërsa  në gjysmën e parë të vitit 2018 do të ketë pasqyrë se cili është qëndrimi i anëtarëve të NATO-s, jo për çështjen e Maqedonisë, por në përgjithësi për politkën e dyerve të hapura, informoi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, transmeton MIA.

“Shumë është me rëndësi si shtet të lobojmë te të gjithë se NATO-ja nuk guxon t’i mbyll dyert. Se kjo do të shprehet negativisht, jo vetëm për Maqedoninë, por për stabilitetin e rajonit dhe Evropës. Për këtë shkak qëllimi nuk është të shkoijmë aty dhe të themi na ndihmoni. Qëllimi është t’i bindim se stabiliteti i jonë është pjesë edhe e stabilitetit të tyre dhe mund të mbështeten te ne”, tha Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button