Australi, senatorja anti-islame kërkon ndalimin e burkës

Liderja e djathtë ekstreme e partisë anti-islame dhe antimigratore Një Komb (One Nation) në Australi senatorja Pauline Hanson, i ka dorëzuar mocion Senatit për të ndaluar veshjen e burkës në hapësira publike, raporton Anadolu Agency (AA).

Hanson, e cila muajin erdhi në Senat e veshur me burka dhe tërhoqi reagime të shumta nga senatorët, kësaj radhe ka ardhur në Senat me një mocion i cili kërkon ndalimin e burkës në hapësira publike.

Hanson prezantoi propozimin e saj në seancën e sotme të Senatit Federal, duke kërkuar ndalimin e veshjeve që mbulojnë fytyrën në tërësi dhe gjobë prej 3.360 dollarësh për personat që i veshin ato dhe gjashtë muaj burgim dhe rreth 34 mijë dollarë gjobë për ata që detyrojnë veshjen e tyre.

Hanson justifikoi ardhjen në Senat e veshur me burka muajin e kaluar. “Është e vërtetë se ky akt mundësoi që australianët të flasin dhe nxiti debat”, tha ajo.

Ndalimi i burkës, që është diskutuar edhe nga qeveria e koaliconit të Partisë Nacionale dhe asaj Liberale të kryesuar nga kryeministri Malcolm Turnbull, nuk është pranuar nga partneri i vogël i koalicionit, Partia Nacionale.

Fundjavën e kaluar, ndalesa e burkës u refuzua me 55 vota kundrejt 51 votave në konferencën vjetore të Partisë Nacionale.

Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Nacionale, Barnaby Joyce rikujtoi se një ligj i tillë mund të prishte marrëdhëniet e Australisë me shtetet me shumicë muslimane, siç janë Arabia Saudite dhe Indonezia, duke mundësuar kështu refuzimin e propozimit.

Edhe pse ekzistojnë pritje që mocioni i Hansonit të diskutohet në një seancë tjetër në të ardhmen në Senat, duket e vështirë që ndalesa e burkës të gjejë mbështetjen për t’u miratuar, pasi që Partia Nacionale dhe partitë opozitare janë shprehur kundër një ndalese të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button