Osmani: Na pret bashkëpunim i frytshëm me komunitetin e biznesit

Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot realizoi takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski.

Osmani dhe Azeski kanë diskutuar për reformat nga Plani 3-6-9 që kanë të bëjnë me pjesën e kritereve ekonomike me zbatimin e të cilave do të përmirësohet fryma e përgjithshme pozitive në sektorin ekonomik, e cila do të jetë favor para se gjithash për sektorin e biznesit. Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për Integrimin Rajonal Ekonomik, si dhe për Procesin e Berlinit në pjesën që lidhet me bashkëpunimin rajonal të Odës Ekonomike, transmeton MIA.

Zëvendëskryeministri Osmani si NIPAK ka dhënë mbështetjen e tij për iniciativën “multy country” të IPA-s, për projekte për mbështetje të Odës Ekonomike.

Në takim, Osmani ka theksuar se Sekretariati mund të ofrojë bashkëpunim me Odën Ekonomike me kyçjen e trupave punues në Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim, kyçjen në grupet punuese për Programin Nacional për miratimin e së Drejtës Evropiane që janë nga fushat e politikave ekonomike si dhe në grupet sektoriale të IPA-s.

“Përmes mekanizmave koordinuese, Oda Ekonomike dhe anëtarët e saj rregullisht do të informohen për mundësitë e financimit nga programet e BE-së. Mbetet edhe mundësia për organizim të përbashkët të konferencave rajonale dhe ndërkombëtare përkushtuar avancimit të politikave ekonomike.
Dy bashkëbiseduesit theksuan kënaqësi nga mundësia për bashkëpunim konkret mes Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë në kuadër të kompetencave të tyre, e cila pas njoftimeve të shumta, në fund edhe do të realizohet”, thuhet në kumtesën nga SÇE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button