Në Tetovë është lëshuar në prëdorim stacioni filtrues i sistemit të ri për furnizim me ujë

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot në mënyrë simbolike e lëshoi në përdorim stacionin filtrues të sistemit të ri për furnizim me ujë të Tetovës. Ajo theksoi se prej mbrëmë pas përfundimit të të gjitha procedurave teknike dhe shëndetësore, filluan me lëshim të rreth 50 litrave ujë në sekondë në sistem dhe se gradualisht do të vazhdohet në ditët në vijim deri në sasinë maksimale plotësuese të ujit prej dyqind litrave ujë në sekondë sa siguron ujësjellësi i ri.

“Në periudhën e shkuar së pari rerth njëzet ditë zgjatën testimet e pajisjes nga ana e kryesit të huaj të pajisjes për stacionin filtrues dhe më pas rreth dhjetë ditë preitëm vërtetim nga Qendra për shëndet publik se uji i përmbushë standardet për shfrytëzim. me vënien e sotme në përdorim të ujësjellësit të ri përfundimisht pas njëzet viteve përfundon ky rrëfim rreth furnizimit me ujë në Tetovë”, tha Arifi.

Sipas Arifit, pas përfundimit të sistemit të plotë ujësjellës janë shpenzuar gjithsejt 4,2 milionë euro prej tëp cilave 2,2 milionë për diçka më shumë se nëntë kilometra gyp përçues ujësjellësi nga buxheti shtetëror ndërkaq realizuar përmes Minsitrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Stacioni filtrues kushton rreth dy milionë euro prej të cilave 1,2 milion janë kredi nga Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim që u realizuan përmes Minsitrisë së transportit dhe Lidhjeve, ndërsa komuna e Tetovës mori pjesë me rreth 800 mijë euro.

Në periudhën në vijim do të përgatiten zgjidhje adekuate edhe për ripërtëritje të rrjetit ujësjellës nëpër qytet sepse ka shumë humbje të hujit të pijshëm nëpër sistem, ndërkaq vitin e ardhshëm do të fillojë edhe realizimi i projektit për stacion pastrues për ujërat e zeza që është financuar përmes IPA fondeve ë BE-së dhe kushton rerth 30 milionë euro, deklaroi Arifi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button