BE vazhdon sanksionet ndaj Rusisë për rrezikimin e sovranitetit të Ukrainës

Bashkimi Evropian (BE) ka vazhduar edhe për gjashtë muaj të tjerë sanksionet kundër subjekteve ruse dhe separatistëve pro-rusë nga Ukraina me akuzën se kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Evropian tha se sanksionet ndaj individëve rusë dhe separatistëve të tjerë u janë zgjatur deri më 15 mars të vitit të ardhshëm.

Lista e sanksioneve të BE-së përmban gjithsej 38 persona juridik dhe 149 persona fizikë, ndërkohë që komisioni kompetent, konstatoi se nuk ka arsye të justifikuara për t’i dhënë fund sanksioneve që reflektohen përmes ngrirjes së aseteve dhe ndalimin e hyrjes në vendet e Bashkimit Evropian.

Në të njëjtën kohë, BE ka futur sanksione kundër një numri të subjekteve ruse për shkak të aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe Sevastopolit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button