Zaev-FMN: Po krijohen kushte për zhvillim ekonomik përmes politikave të qëndrueshme

Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga një pjesë e ekipit qeveritar ekonomik sot realizoi takim me shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Jesmin Rahman ku theksoi se Qeveria është e orientuar drejt zhvillimit dhe stabilitetit financiar të shtetit.

Në takim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, kryeminsitri Zaev theksoi se po krijohen për përparim ekonomik të shtetit.

“Krijuam kushte për përparim ekonomik dhe vlerësojmë se ai është i mundur, përmes mbështetjes së investuesve, posaçërisht ndërmarrjeve vendore dhe hapjes së vendeve të reja të punës. Por, me mençuri krijuam politika të qëndrueshme, që do të mundësojnë stabilitet të Buxhetit dhe stabilitetit fiskal”, theksoi kryeministri Zaev.

Ai theksoi se angazhimi i Qeverisë është ta rrisë përqindjen e BPV-së, pa e rritur deficitin e shtetit. Qeveria e re, siç theksoi, ka shkurtuar miliona euro shpenzime joproduktive, ndërsa paratë i ka rikahëzuar drejt projekteve për investime kapitale.

“Qëllimi ynë është stabiliteti financiar i qytetarëve dhe familjeve. Krahas politikave të mbështetjes së ndërmarrjeve vendore jemi të kahëzuar drejt ndërtimit të marrëdhënieve miqësore me fqinjët, rajonin dhe vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s, nga çka tashmë kemi rezultate fillestare të interesimit të investuesve të huaj për investime në Maqedoni. Politikat e Qeverisë të kahëzuara drejt qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë, integrimet euro-atlantike janë inkurajim shtesë për investuesit vendorë dhe të huaj dhe prej atje me të drejtë besojmë se klima ekonomike në shtet do të japë rezultate të dukshme”, potencoi Zaev.

“Vlerësim i takimit është se njerëzit e ndjejnë punën transparente të Qeverisë që e relakson atmosferën në plan ekonomik dhe hap mundësi për zhvillim”, theksohet në kumtesën e Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button