Ibrahimi: Nuk mund të zgjedhet anëtar i ri në KSHZ, sepse nuk jam shkarkuar

Anëtari i Komisionit Shtetëror, Berbedin Ibrahimi sot deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka dorëzuar kërkesë që të hiqet vendimi për publikimin e shpalljes publike për zgjedhje të një anëtari në KSHZ, njofton Portalb.mk.

Kuvendi dje e solli këtë propozim-vendim për zgjedhje të një anëtari të ri në KSHZ prej kur u pranuan ndryshimet e Kodit zgjedhor me të cilin parashikohet qëndrimi i KSHZ-së të jetë në harmoni me përbërjen e Kuvendit pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Me atë mundësohet shkarkimi i Ibrahimit i cili si anëtar i KSHZ-së është propozuar nga ana e BDI-së dhe zgjedhje të anëtarit të ri të KSHZ-së dhe nga radhët e partisë së dytë e cila ka fituar më shumë vota në bllokun shqiptar në zgjedhjet e fundit, nga Lëvizja Besa.

Ibrahimi sot në konferencë për shtyp tha se mandati i tij nuk ka skaduar dhe se do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike që të dëshmojë se ndryshimet e Kodit Zgjedhor janë në kundërshtim me ligjin. Kjo, siç tha, sipas tij është parregullsia e parë para zgjedhjeve lokale të caktuara për 15 tetor.

Sipas tij, vendimi i djeshëm për shpallje për zgjedhje të anëtarit të ri në KSHZ është në kundërshtim me ligjin. Konsideron se për zgjedhje të një anëtari në KSHZ duhet të ekzistojë nevojë reale, ndërsa kjo nevojë nuk ekziston nga shkaku se ka shumë anëtarë të zgjedhur në KSHZ-së që nuk u ka skaduar afati.

“Që ta miratoni vendimin kontestues, së pari duhet të sillni vendim për shkarkim të anëtarit në KSHZ dhe atë vetëm nëse është plotësuar njëra nga kushtet e konfirmuara në nenin 28 paragrafi 1 të Kodit Penal”, theksoi Ibrahimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button