Gjashtëmbëdhjetë milionë euro për masa aktive për punësim deri në fund të vitit

Gjashtëmbëdhjetë milionë euro janë siguruar për masa aktive për punësim, me të cilat duhet të përfshihen 41.562 persona të papunësuar deri në fund të vitit. Theks me masat është vendosur në rritjen e punësimit të të rinjve deri në moshën 29 vjeçare, ndërsa prioritet do të jetë edhe pjesëmarrja e barabartë e burrave dhe grave në shfrytëzimin e tyre, informoi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, duke e prezantuar revizionin e Planit operativ për këtë vit.

Si pjesë e masave më të rëndësishme, për të cilat me ribalancin e Buxhetit janë siguruar dy milionë euro shtesë, ajo në konferencën e sotme për shtyp i theksoi dhënien e granteve të 140 persona të rinj të papunë për “start ap” bizneset me nga 10 mijë euro mjete të pakthyera, masën që në mikro dhe bizneset e vogla të mund të krijojnë 250 vende të reja pune. Gjithashtu, 400 persona do të kyçen në punën e dobishme shoqërore, me çka do të krijohen shërbime në nivel lokal, ndërsa në mënyrë shtesë mbi 1.0000 të rinj do të marrin mbështetje aktive nga mentorë të rinj të biznesit me qëllim që të kenë karrierë më të suksesshme për biznes personal ose për punësim.

Ministri paralajmëroi se vazhdon mbështetja edhe e personave me nevoja të veçanta dhe informoi se ata do të marrin mundësi që të shfrytëzojnë grant prej 4,5 mijë eurove për hapje të biznesit të tyre ose për gjenerim të 150 vendeve të reja pune.

Luiza Vinton, përfaqësuese e UNDP-së në Maqedoni, e cila jep mbështetje në realizimin e një pjese të masave, theksoi se çështja e papunësisë është çështje urgjente për zgjidhjen e së cilës nevojitet punë e përkushtuar dhe e vazhdueshme.

Papunësia në Maqedoni, tha Vinton është e ndërlidhur edhe me varfërinë, sepse vetëm 9 për qind e të punësuarve janë në rrezik nga varfëria, ndërsa tek të punësuarit rreziku i këtillë është katërfish më i madh, respektivisht është rreth 40 për qind.

Gjithashtu, tha Vinton, mungesa e mundësisë për karrierë për të rinjtë i nxit hapat e emigrimit, ndërsa hulumtimi i UNDP-së vitin e kaluar ka treguar se 61,5 për qind e të rinjve prej 15 deri 29 për qind e shikojnë të ardhmen jashtë Maqedonisë.

Për këtë, tha Vinton, është me rëndësi që hapja e vendeve të punës, sidomos e të rinjve është prioritet i kësaj Qeverie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button