Investitorët të shqetësuar nga data e lëshimit në treg të iPhone X

Aksionet e kompanisë Apple kanë shënuar rënie të mërkurën si pasojë e shqetësimeve që kanë shfaqur investitorët, për atë se si vallë konsumatorët do ta pranojnë daljen e telefonit të ri, raporton Anadolu Agency (AA).

Aksionet e Apple u mbyllën ditën e mërkurë me një çmim prej 159.65 dollarë, që është një rënie prej 0.75 për qind nga një ditë më parë, në të cilën u prezantua dalja në treg e iPhone X, (iPhone 10) dhe iPhone 8.

Drejtori Gjeneral i Apple, Tim Cook e quajti telefonin iPhone X, “e ardhmja e telefonit të mençur”. Telefoni nuk ka butona dhe ka një ekran që shtrihet nga fundi në fund.

Kritikat e para janë pozitive, por siç duket, shqetësimet e investitorëve kanë të bëjnë me datën e daljes në treg, pasi iPhone X nuk do të dalë para datës 3 nëntor, atëherë kur është paraparë dalja në shitje në mbi 50 shtete.

Gjatë 10 viteve të fundit, shumica e iPhonëve ishtë në dispozicion në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit. Analistët vunë në dukje se data e lëshimit të iPhone X mund të ndikojë negativisht në shitjet në tremujorin e bujshëm fiskal gjatë pushimeve.

Disa hulumtues të tregut siç është KGI Securities, tha këtë javë se teknologjitë inovative të nevojshëm për iPhone X kanë shkaktuar vonesë në zinxhirin e furnizimeve të Apple.

Apple nuk i është përgjigjur kërkesës së AA për sqarim përse iPhone X do të dalë në treg në nëntor.

Me një çmim fillestar prej 999 dollarësh për një version 64 gigabajt, iPhone X është iPhone-i më i shtrenjtë ndonjëherë.

“Ishim pozitivisht të befasuar nga funksionaliteti i Apple Watch dhe nga rritja e çmimeve të iPhone 8 dhe 8 Plus, por u zhgënjyen nga mungesa e rritjes së funksionalitetit të iPhone X për të justifikuar çmimin prej 999 dollarë”, tha Andy Hargreaves, një analist në KeyBlanc Capital Markets.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button