Qeveria e Maqedonisë publikoi planin e ri të rritjes ekonomike (VIDEO)

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev sot kanë publikuar planin e ri të rritjes ekonomike, plan ky që përfshinë masa për investime grinfild dhe rritjes e konkurencës ndërmjet subjekteve ekonomike, masa për përkrahje të eksportit si dhe masa për përkrahje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, raporton Portalb.mk.

grupin e parë të masave parashihet që të subvencionohen ndërmarrjet varësisht rrogës që do ta japin si dhe të bëhet promovimi dhe rritja e zonave zhvillimore industriale.

“10 përqind do të subvencionohen ndërmarrjet të cilat do të japin rroga për 50 % më të lartë se sa rroga minimale. Problemi me kuadrot me arsim të lartë të cilët kohës së fundit po largohen nga Maqedonia do të mund të mbahen në Maqedoni nëpërmjet subvencionimit të ndërmarrjeve të huaja të cilat do të japin rroga dyfish më të larta se sa rroga mesatare do të financohet për 20%”, tha Angjushev.

Kurse sa i përket synimit të rritjes së zonave zhvillimore kjo parashihet të realizohet “nëpërmjet subvencionimit për 20% të rrogave prej investimeve dhe punësimeve direkte në zonat zhvillimore, ndërsa 30 % do të financohet ndërmarrjet për furnizimet e reja nga zonat zhvillimore vendase dhe nëse ndërmarrjet e huaja qendrat zhvillimore të tyre i sjellin në Maqedoni“, tha Angjushev.

Sa i përket ndërmarrjeve të cilat përmbajnë epitetin “Ndërmarrje targetuse” do të mund të shfrytëzojnë vetëm ndërmarrjet internacionale të cilat kanë të hyra prej 1 miliard eurosh në buxhetin e tyre.

Kurse sa i përket ndërmarrjeve tjera vendase dhe ekzistuese në Maqedoni edhe ata do të mund të përdorin këto mjete mirëpo “në rast se nuk kanë të nënshkruar marrëveshje paraprake, nuk kanë qenë të subvencionuara asnjëherë dhe të cilat nuk janë pjesë e zonave industriale”.

Secila ndërmarrje që do të tregojë rritje në të hyrat e saja në kohëzgjatje prej tre vjetëve të fundit, gjatë vitit 2015, 2016 dhe 2017, do të financohet për 10 përqind të vlerës së të ardhurave të saja dhe derisa të hyrat e saja shkojnë zhvillohen në të njëjtën lartësi.

Nuk përjashtohen as edhe masa për ndërmarrjet e likuiduara dhe të cilat kanë falimentuara. Mirëpo në këtë rast do të përfitojnë ndërmarrjet të cilat blejnë ndërmarrjen e falimentuar apo mallin në likuidimi.

“Nëse një ndërmarrje del nga falimentimi apo gjendet në fazë të likuidimit ajo mund të llogaritet në 10 përqind të shumës falimentuese të saj. Që nënkupton se nëse një ndërmarrje blen një ndërmarrje tjetër të falimentuar dhe që ka mall në likuidim, kjo ndërmarrje blerëse do të fiton 10% më shumë nga vlera e ndërmarrjes apo mallit të blerë të ndërmarrjes falimentuese”, tha Angjushev.

Sa i përket masës së dytë, rritjen e eksportit sipas zëvendëskryeministrit Ekonomik, Koço Angjushev kjo ka për qëllim promovimin e prodhimit dhe ndërmarrjeve të Maqedonisë duke u bërë konkurent në tregun evropian.

“Ata ndërmarrje që do të kenë rritje në eksportin e tyre deri në 5 % për tre vjetët e fundit do të kenë përkrahje financiare në vlerë prej 10 %, nëse ajo shkon në rritje kjo mund të kalojë edhe në 20 përqind të subvencionimit, varësisht rritjes së eksportit. Kjo masë ka për qëllim që ndërmarrjet të eksportojnë mallëra jashtë Maqedonisë dhe të bëhen më konkurrent në tregun ndërkombëtar”, tha Angjushev

Një përkrahje e veçantë shkon për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, të cilat krahas që nuk përjashtohen nga përdorimi i masave paraprake, ato do të kenë mundësi të zhvillohen në ndërmarrje më të mëdha.

Kjo do të arrihet me subvencionim të mjeteve dhe kalimin e tyre në shtëpi të modës duke krijuar një brend të tyre personal.

“Përpunimi i ndërmarrjeve të reja të modës, industritë e tekstilit ku kemi problem sepse shumë pak industri kanë koleksionet e tyre të modës, do të bëhet duke i përkrahur të njëjtat që të bëjnë brendet e tyre të modës, të angazhojnë dizajnerë dhe të mbajnë sfilada të modës. Do të bëhen edhe përkrahje të ndërrimit të paketimit të mallrave.

Siç bënë të ditur Angjushev dhe Zaev, qëllimi i këtyre këtyre masave është që zhvillohen zonat dhe klima industriale e Maqedonisë. Masa për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla.

Ata sqaruan se ky është draft version i cili pason me diskutime publike gjatë dhjetë ditëve të ardhshme dhe që mundëson plotësim të saj. Pas debateve do të mund të kemi edhe versionin përfundimtar të këtij plani.

Kryeministri Zaev bëri të ditur se mjetet e këtij plani janë paraparë edhe me rebalancin e ri buxhetor dhe derisa ka interesim nga ndërmarrjet dhe vlerësohet se e njëjta mund të hyjë në përdorim mund të filloj të zbatohet që nga nëntori i këtij viti.

Të nxitur nga gazetarët, Zaev komentoi edhe qendrën e re informative të Qeverisë duke sqaruar se gjithçka çfarë ndodhet në të është e trashëguar nga qeveria paraprake.

“Se sa ka kushtuar e njëjta dhe gjithçka në të, do të informojnë paraprakisht nga Qeveria e Maqedonisë”, tha Zaev.

Pjesë të saj mund të shihni në videon më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button