Dime Ratajkovski ka dhënë dorëheqje nga funksioni i tij në RTM

Kryeredaktori i Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTM), Dime Rajtakovski ka dhënë dorëheqje nga funksioni i tij, konfirmojnë nga RTM-ja, njofton Portalb.mk.

Ratajkovski e dorëzoi dorëheqjen para disa javëve te Këshilli i RTM-së, ku ka theksuar se vendimin e ka dhënë për shkak arsyeve private.

Në kohën e fundit Ratajkovskit, si përgjegjës e kanalit të parë të Radiotelevizionit Publik, RTM shpesh ka qenë lëndë e kritikave për njoftim joprofesional në programin informativ. Para RTM-së u organizuan dhe seri të protestave në të cilat qytetarët e shprehën pakënaqësinë e tyre nga politika editoriale.

Kryeredaktori i ri i RTM-së do të zgjidhet nga Këshilli i Radio Televizionit të Maqedonisë. Përbërja e këshillit, do të mbështetet në ndryshimet në pajtim me ndryshimet ligjore që i ka propozuar qeveria, që e përfshijnë edhe RTM-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button