Ndahet nga jeta aktori i njohur hollivudian

Pak orë më parë ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare aktori i famshëm amerikan  Frank Vincent . Ylli i “Sopranos” thuhet se pësoi një sulm në zemër javën e kaluar dhe vdiq sot gjatë një operacioni në një spital në Neë Jersey, transmeton Syri.net.

Vincent ishte i njohur jo vetëm për rolin e tij në filmin Sopranos, ku gjatë shtatë sezonave karakteri i tij u rrit për t’u bërë bosi i familjes së krimit Lupertazzi, por edhe për rolet e tij në filmat e drejtuara nga Scorsese, Raging Bull, Goodfellas dhe Casino.

Kohët e fundit, Vincent u shfaq në një episod të Ligjit dhe Rendit: SVU. Vitin e kaluar, ai ishte gjithashtu zëri i Jon Gabagoolit në serinë e Mr Pickles.

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button