Ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski është dënuar për mobing

Ish-kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski është i dënuar për mobing ( për presion ndaj punëtorëve në punë). Gjykata Civile sot solli vendim se po konfirmohet padia kundër Pançevskit, të ngritur nga Stamenkovski, ish-udhëheqës i Repartit për resurse njerëzore në këtë gjykatë. Konteksti sipas padisë private nga Stamenkovski kundër Pançevskit zhvillohet nga janari i këtij viti, njofton Portalb.mk.

Stamenkovski e ka paditur Pançevskin se pa bazë e ka shkarkuar nga funksioni udhëheqës, e ka dënuar në mënyrë disiplinore dhe e ka dëbuar nga gjykata për vepra penale.

Ky është veprimi i parë për sulm ndaj një gjyqtari, gjegjësisht ndaj kryetarit të gjykatës te ne. Gjykatësja e cila sot e ka marrë vendimin, tha se Pançevski ka të drejtë për ankesë deri te Gjykata e Apelit- Shkup. Pançevski nuk është kryetar i Gjykatës tashmë një vjet, udhëheq këshill tri anëtarësh, ndërsa ka konkurruar përsëri për kryetar të Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button