Stojançe Angellov u tërhoq nga pozita e liderit të partisë Dinjiteti, për shkak angazhimit në MPB

Ish-gjenerali policor, Stojançe Angellov nuk do të zhvillojë karrierë politike derisa është i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe për atë do të tërhiqet nga pozita e liderit të partisë Dinjiteti, ku zgjedhjet e fundit ishte pjesë e koalicionit të VMRO-së për Maqedoni, theksoi në intervistë për “24 Vest”, njofton Portalb.mk.

Angellov mbrëmë në facebook publikoi se shkaku kryesor për të cilën partia Dinjiteti hyn në koalicion është bindja e formuar në bazë të lëvizjeve të deritanishme dhe hyrja e kryeministrit, ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, si dhe përfaqësues tjerë të Qeverisë nga udhëheqësia e LSDM-së, se do të takohen me shumë kërkesa të Dinjitetit, lidhur me të drejtat e mbrojtësve maqedonas nga viti 2001, por edhe me të gjithë pjesëtarët tjerë të armatës dhe policisë maqedonase.

“Shkaku i dytë pse hyjmë në koalicion të udhëhequr nga LSDM-ja është perceptimi se kjo Qeveri në nivel të kënaqur do të luftojë kundër krimit dhe korrupsionit masovik në shoqërinë tonë.

Shkaku i tretë është mundësia që na është ofruar që dhe më tej të dalim me qëndrimet tona të cilat për çështje të caktuara do të dallohen ose do të jenë të kundërta me qëndrimet aktuale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është kundër uniformave dygjuhësore të policisë”, shkroi Angellov në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button