Zaev: Lidhja e luftëtarëve të Maqedonisë do të përfaqësohet me mjete financiare në buxhet dhe për vitin 2018

Kryeministri Zoran Zaev sot kishte takim me përfaqësues të Lidhjes së luftëtarëve – Vera Buntevska, u.d. kryetare e Këshillit kryesor të Lidhjes së luftëtarëve të Republikës së Maqedonisë, Evzi Memeti, nënkryetar i Këshillit kryesor të Lidhjes së luftëtarëve të Republikës së Maqedonisë dhe Trajko Stamatoski, kryetar i Këshillit qytetar të Lidhjes së luftëtarëve nga LNÇ-ja.

Në takim, në të cilin kryetari i Qeverisë ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, përfaqësuesit e Lidhjes së luftëtarëve ua kanë uruar Zaevit emërimin kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe përbërjen e Qeverisë demokratike.

“Angazhimet tuaja, besimi dhe optimizmi japin forcë dhe çojnë përpara. Besoj tek ju, ju mbështesim dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni me politikat e mençura me të cilat kujdeseni për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe e ktheni dinjitetin e njerëzve dhe të shtetit në planin rajonal dhe ndërkombëtar”, kanë porositur përfaqësuesit nga Lidhja e luftëtarëve të Republikës së Maqedonisë dhe nga Qyteti i Shkupit.

Siç kumton pres-shërbimi qeveritar, ata u janë falënderuar kryeministrit Zaev dhe Qeverisë që edhe në ribalancin e Buxhetit për këtë vit janë paraparë mjete të Lidhjes së luftëtarëve të Republikës së Maqedonisë dhe për politikat e mirëkuptimit që i shfaq Qeveria e re për rëndësinë e luftëtarëve për Republikën e Maqedonisë dhe për LNÇ-në, si një prej periudhave më të rëndësishme në historinë e Republikës së Maqedonisë.

Заев со борци 2

Kryeministri Zaev ka njoftuar se Lidhja e luftëtarëve të Republikës së Maqedonisë do të përfaqësohet me mjete adekuate financiare në Buxhet dhe për vitin 2018 që të mund t’i realizojë programet dhe aktivitetet me të cilët ruhet tradita dhe afirmojnë përfitimet nga LNÇ, përmes patriotizmit bashkëkohor për atdheun.

“Kjo është e rëndësishme në kuptim historik, por edhe për vlerat e rëndësishme për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme, përmbajtshmërisë, përcaktimit ndaj lirisë, ndaj dashurisë dhe mbrojtjes së shtetit, që i përfaqëson Lidhja e luftëtarëve të Republikës së Maqedonisë, anëtar i së cilës jam unë, si mbështetës i organizatës”, ka njoftuar kryeministri Zaev.

Në takim është dakorduar që Qeveria t’i ndihmojë Lidhjes së luftëtarëve të Republikës së Maqedonisë me hapësirë adekuate për funksionim duke pasur parasysh se u është marrë prona e tyre, për të cilin organizata planifikon që përmes procedurave juridike të vijë deri në drejtësi. Gjithashtu, përfaqësues të organizatës të përfshihen në shënimet e datave të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë dhe në të gjithë ngjarjet e tjera shtetërore, me ç’rast do të kthehet vendi i rëndësishëm të luftëtarëve në jetën shoqërore në Republikën e Maqedonisë”, informon Shërbimi për informim në Qeveri.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button