fbpx

Labinot Gashi së shpejti dhëndër

Prezantuesi i njohur televiziv Labinot Gashi, së shpejti do t’i japë fund beqarisë. Dashurinë e tij disa vjeçare me Qëndresën do ta kurorëzojë me martesë.

Ata janë në përgatitje të dasmës e cila pritet të jetë e veçantë dhe me një numër të madh të të ftuarve, raporton Express-KTV.

Gjithçka deri tani sa i përket kësaj nuk është bërë publike, pasi çifti dëshiron të bëjë përgatitjet pa vëmendjen e medias dhe publikut.

Çifti aktualisht gjendet në pushime në Turqi, në të cilin vend Qëndresës i është bërë një befasi nga mikeshat e saja duke ia organizuar një ndejë të veçantë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close