fbpx

Nigeri, mijëra të zhvendosur nga përmbytjet

Mijëra njerëz janë zhvendosur për shkak të përmbytjeve në Nigeri, raporton Anadolu Agency (AA).

Si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur në rajonin Kogi të Nigerisë të paktën 10 mijë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

Prefekti i rajonit, Yahaya Bello në një deklaratë njoftoi se si shkak i përmbytjeve në shtatë zona më shumë se 10 mijë persona kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Duke vënë në dukje se përmbytjet kanë ndodhur në zonat Lokoja, Ibaji, Igalamela, Odolu, Ajaokuta, Kogi dhe Bassa, prefekti Bello tha për shkak të përmbytjeve ka patur edhe dëme të mëdha matreiale në fushat bujqësore, në fermat dhe tek kafshët.

Ndërsa ministrja e Ambientit dhe Burimeve Natyrore, Rosemary Osikoya tha se “Qeveria rajonale ka realizuar menjëherë ndërhyrjen e saj me të gjitha mundësitë por kjo ka qenë e pamjaftueshme. Rajoni ka nevojë për ndihma humanitare emergjente”.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close