fbpx

Dimitrov: Në Londër jam me qëllim që të marrë mbështetje nga demokracia më e vjetër në botë

Bashkimin Evropian e shohim si klub i vendeve për të cilët qeverisja e të drejtës është e rëndësishme, mediat janë të lira dhe mekanizmat për kontroll të pushtetit funksionojnë, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në intervistë për “Skaj njuz”.

I pyetur se pse Maqedonia dëshiron të hyjë në BE dhe se çka Britania e Madhe mund të bëjë për këtë, Dimitrov tha se në kohë kur bota po bohet e paparashikueshme, “besojmë se do të jemi më të sigurt në pikëpamje të ardhmërisë tonë nëse jemi pjesë e BE-së”, transmeton MIA.

“Ata që janë brenda shpesh flasin se sa është ftohtë jashtë. Në Londër jam me qëllim që të marrë mbështetje nga demokracia më e vjetër në botë për atë se unë besoj se është perspektivë shumë shpresuese për vendim tim Maqedoninë. Arritëm të dalim nga kriza e thellë morale si më të fuqishëm dhe më të pjekur. Kemi vendosmëri të fuqishme që të ndërtojmë demokraci të vërtetë evropiane dhe po udhëtojë nëpër demokracitë e etabluara nëpër Evropë që ta transmetoj këtë mesazh dhe ta marrë mbështetjen e tyre. për shkak se, mbështetja nga Britania e Madhe është inkurajim i madh i qytetarëve të Maqedonisë”, deklaroi Dimitrov.

Sipas tij, për ballafaqim me problemet e mëdha duhet të veprohet si një, qoftë ajo krizë migruese, ndryshimet klimatike ose terrorizmi.

“Për këtë arsye besojmë se rajoni i Ballkanit do të jetë vend më i lumtur nëse është pjesë e BE-së”, tha Dimitrov.

Lidhur me marrëdhëniet e mira fqinjësore me Greqinë, Dimitrov tha se vizita e tij e parë zyrtare ka qenë pikërisht në Greqi.

“Kisha 18 vjet kur Maqedonia u bë e pavarur. Së shpejti do të mbush 45. Duhet të bëjmë më shumë dhe më mirë si gjeneratë”, tha Dimitrov.

Lidhur me krizën migruese, Dimitrov, tha se BE-ja duhet të vazhdojë ta mbështesë Turqinë për shkak se marrëveshja BE – Turqi ka bërë dallim të madh dhe ruta ballkanike duhet të mbetet e mbyllur.

“Po bëjmë gjithçka që mundemi për këtë. Duhet të mbështetet edhe Greqia, sepse kufiri i jashtëm i BE-së është në kufirin greko-turk. Kriza migruese tregoi se sa Ballkani është i rëndësishëm si rajon për sigurinë e Evropës”, deklaroi Dimitrov.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close