Gjykata Supreme: Këshilli për konfirmim të fakteve të dorëzojë kërkesë me shkrim për kontroll

Pasi Këshilli për konfirmim të fakteve me shkrim do ta elaborojë kërkesën për qasje, Gjykata do të caktojë kohë dhe hapësirë, thonë për MIA-an nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë lidhur me akuzat nga Këshilli se nuk u është lejuar të bëjnë kontroll në lëndën e PSP-së, “Target dhe Fortesa”.

“Gjatë mbajtjes së seancës publike me rastin e ankesës kundër aktvendimit për burgim të përjetshëm, as në mënyrë sigurie e as teknike nuk është e mundur realizimi i aktiviteteve të Këshillit”, theksojnë nga Gjykata Supreme.

Prej atje shtojnë se Këshilli në kohë me shkrim do të njoftohet dhe se përfaqësuesve të Këshillit do t’u caktohet kohë për pranim në Gjykatë në pajtueshmëri me dispozitat.

“Me vërejtje se korrespondenca e plotë me shkrim midis Gjykatës Supreme dhe Këshillit për konfirmim të fakteve është e besueshme, gjegjësisht publikimi i përmbajtjeve nga korrespondenca me shkrim me shënimin i besueshëm nga ana e Këshillit paraqet vepër penale”, theksojnë nga Gjykata Supreme e RM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button