Tiranë, kapen hajdutët e naftës
Tre persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës me akuzen e vjedhjes.
Fatos Hasa, Roland Puleci dhe Sul Lami u kapën nga efektivët e Komisariatit nr. 1 në Tiranë teksa po vidhnin karburant në një mjet tip eskavator në fshatin Mullet.
Policia sekuestroi dy automjete, një pompë elektrike, 8 bidona dhe 120 litra naftë.
Po verifikohet ndërkohë nëse këta persona janë edhe autorët e vjedhjes së ndodhur më 10 shtator në një kantier ndërtimi gjatë rrugës Tiranë-Elbasan.