fbpx

Qeveria e miratoi aneks marrëveshjen për përfundimin e autostradës Milladinovcë – Shtip

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme e pranoi tekstin e Aneksit të Marrëveshjes për ndërtimin e aksit rrugor Milladinovcë – Shtip për shkak vazhdimit të afatit për ndërtim mes Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe kompanisë Sinohidro.

Në kumtesën nga shërbimi qeveritar për media theksohet se në propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Qeveria e shqyrton informacionin për nevojën nga miratimi i Ligjit për ndryshim dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtim të aksit rrugor Milladinovcë – Shtip dhe aksin rrugor Kërçovë -Ohër, për shkak lidhjes së Aneksit të Marrëveshjes për ndërtim të aksit rrugor  Milladinovcë – Shtip. Në seancë u shqyrtua dhe pranua teksti i Aneksit të Marrëveshjes për ndërtim të aksit rrugor Milladinovc – Shtip për shkak vazhdimit të afatit për ndërtim mes Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe kompanisë Sinohidro.

Qeveria vendosi zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski dhe u.d drejtor i Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore Zoran Kitanov ta nënshkruajnë Aneksin numër 1 ndaj Marrëveshjes për ndërtim të aksit rrugor Milldinovcë – Shtip, pasi ai të kaloj dhe do të miratohet nëpër procedurën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close